• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Avokatët e të akuzuarve në “Titanik” nuk duan që “bombat” të dëgjohen në gjykatë

August 16, 2018
in BALLINA, LAJME
Avokatët e të akuzuarve në “Titanik” nuk duan që “bombat” të dëgjohen në gjykatë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilin akuzohen ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska,  si dhe dhjetë ish-funksionarë tjerë.

Në fillim të seancës, në të cilën si materiale dëshmuese duhej të dëgjoheshin më shumë se 1.000 “bomba”, njëri nga avokatët e Gruevskit, Elenko Millanov, theksoi se audio incizimet nuk janë dëshmi që gjykata i ka marrë si origjinale, por janë riincizuar.

Millanov dhe avokatja tjetër e Gruevskit, Sanja Aleksiq e kërkuan procesverbalin për ekspertizë për dorëzim të bombave nga LSDM-ja në PSP.

Në lëndën “Titanik” krahas  Gruevski, Janakieskit dhe Jankulloskës, akuzohen edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata sipas PSP-së janë përgjegjës për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit  të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Seanca e kaluar për “Titanik”-un është dashur të mbahej më 3 korrik, por u anulua për shkak të mospranisë së Gordana Jankulloskës e cila, siç njoftoi avokatja e saj Sanja Aleksiq, ndodhej në spital pas lindjes. Gjykatësi Osman Shabani atëherë tha se e pandehura Jankulloska ka të drejtë 45 ditë të mos thirret në seanca gjyqësore, për shkak të së cilës e anuloi gjykimin për “Titanik”-un për më 16 gusht.

Në fillim të seancës së sotme gjykatësi Osmani e pyeti Jankulloskën nëse tani është gjithçka në rregull me të dhe nëse mund të marrë pjesë në gjykim, në çka ajo u përgjigj me pohim. (MIA)

Tags: titanik
Next Post
Qendra urbane për punë sociale me apel që të paraqiten persona dhe familje në rrezik

Qendra urbane për punë sociale me apel që të paraqiten persona dhe familje në rrezik

KSHZ-ja do të formojë këshilla zgjedhorë për diasporën për referendumin

KSHZ-ja do të formojë këshilla zgjedhorë për diasporën për referendumin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom