Gjykimi për rastin “Titanik” të PSP-së në të cilën janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit ka vazhduar në orën 13.
Gjykatësi Osman Shabani dha pauzë prej një orëve, për siç tha, nevojat e të akuzuarës Gordana Jankullovska e cila është gjidhënëse dhe paralajmëroi se secila seancë do të zbatohet në periudhën prej orës 10 deri në orën 12 pas çka do të pasojë pauzë prej një orëve, pastaj nga ora 13 deri në orën 15 me pauzë prej një ore dhe nga ora 16 deri në orën 18.
Pasi filloi seanca e sotme, gjykatësi Shabani paralajmëroi se do të prezantohen audio materialet gjegjësisht “bombat” për çka reaguan avokatët e mbrojtjes të cilët paraqitën një varg pohimesh se dyshojnë në autenticitetin e audio materialeve, sepse siç thanë edhe pse kanë kërkuar nuk kanë marr procesverbal për pranim-dorëzimin e tyre nga ana e LSDM-së në PSP si dhe as dëshmi se gjatë pranim-dorëzimit krahas CD-së ishte dorëzuar edhe hard disk nga i cili, siç ishte theksuar, ishin shkarkuar audio materialet të cilat sot duhet të prezantohen si dëshmi.
Për mbrojtjen është kontestuese se a ka në PSP persona të autorizuar që të kryejnë ri incizimin e audio materiale të marra nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, ndërsa siç thanë edhe parashtresa e cila ishte dorëzuar sot nga PSP-ja me transkriptë të incizimit nga audio materialet nuk përmban as titull, e as se kur është dhënë, as vulë dhe nënshkrim nga furnizuesi.
Mbrojtja dhe të akuzuarit Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska dhanë edhe shumë pohime tjera me të cilat, siç thonë, iu shkelen të drejtat njerëzore. Ata kishin kërkuar nga PSP-ja t’iu dorëzohen dëshmi për materialet e përgjuara të cilat, siç thanë, ende nuk u janë dhënë.
Njëri nga mbrojtësit të të akuzuarve tha se është shkelur edhe Ligji për mbrojtje të privatësisë që është sjellë më 10 nëntor të vitit 2015 me të cilën parashihet që deri më 30 nëntor të vitit 2015 të skadojë afati në të cilin LSDM-ja duhet t’i dorëzojë materialet nga përgjimi i paligjshëm i bisedave të përgjuara të PSP-së, ndërsa ata atë siç theksoi, e kanë bërë që nga 30 dhjetori i vitit 2015. (MIA)