Nuk hyj në atë nëse bllokada ruse për pjeshkat është vendim politik apo jo, por nëse Rusia vazhdon me masat e këtilla, Maqedonia do të kërkojë tregje të tjera, siç është Bashkimi Evropian me të cilin më së shumti bashkëpunojmë dhe shtetet e rajonit, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për Programin për konkurrencë, Bekteshi përmendi se secili shtet ka të drejtë të marrë vendime të veta.
“Maqedonia është e drejtuar drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa Rusia vendos bllokada, do të kërkojmë tregje të reja. Duke marrë parasysh se më së shumti bashkëpunojmë me BE-në që është edhe partneri ynë tregtar, si dhe me fqinjët tanë, do të gjejmë tregje të tjera”, theksoi Bekteshi. (MIA)