• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

“Stars and Stripes”: Armata amerikane “Krivollak”-un e sheh si poligon për stërvitje të mëdha

August 13, 2018
in BALLINA, LAJME
“Stars and Stripes”: Armata amerikane “Krivollak”-un e sheh si poligon për stërvitje të mëdha
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 1.000 ushtarë të Forcave tokësore të SHBA-së në Evropë dhe të ARM-së,  vitin e ardhshëm  në poligonin e armatës “Krivollak” do të mbajnë stërvitje ushtarake “Goditje vendosëse 2019”, publikoi ueb faqja amerikane “Start and Stripes”.

Nga ARM-ja kumtuan se disa nga aspektet më të rëndësishme të stërvitjes  do të përfshijnë edhe kualifikim të ushtarëve të SHBA-së për shfrytëzimin e armëve me kalibër të vogël, armë kundër-tanku dhe armë tjera këmbësore, si dhe kualifikim për pushkë automatike M240H standard i armëve të cilat zakonisht përdoren në shumë armata  të anëtareve të NATO-s. Stërvitja do të sigurohet me ekip ajror-ambulancë dhe pajisje tjetër për situata urgjente.

Nga 1 gushti në “Krivollak” veçmë stërviten 200 ushtarë të forcave paqësore të SHBA-së në Kosovë, aftësitë e të cilëve  deri më 20 gusht  do t’i kontrollojnë njësitë nga skuadroni e 3-të, Regjimenti i 61-të kalorës, brigada e parë, Divizioni i 4-të këmbësorik (3-61 regjiment i kalorësisë) nga Fort Karson, Kolorado dhe batalioni i 3-të, regjimenti i aviacionit të 126-të, nga Garda e armatës kombëtare, e stacionuar në Boston dhe Maseçusets.

Nga ueb faqja e armatës potencojnë se poligoni “Krivollak”, që është me sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katror, ofron mundësi të ngjashme për stërvitje siç është “Grafenuer” në Gjermani, por, sipas tyre, poligoni në Maqedoni është 3 orë nga Kosova, dhe u mundëson kushte të shkëlqyera për stërvitje. Komandanti i forcave multikombëtare për siguri në Kosovën lindore, koloneli Nik Duçiq, megjithatë thotë se afërsia e “Krivollak”-ut me Kosovën  do t’u mundësojë ushtarëve shpejtë të kthehen në vendet e tyre të punës, nëse vjen në ndonjë situatë të jashtëzakonshme.

Sipas zëvendësshefit të Zyrës për bashkëpunim mbrojtës në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, Patrik Enrikez, poligoni i Armatës në Maqedoni, që është ndërtuar para 70 viteve dhe që e ka shfrytëzuar ushtria  jugosllave për stërvitje për armë me kalibër të lartë dhe stërvitje për sulme ajrore, ofron mundësi të shkëlqyera për stërvitje të ushtrive aleate.

“Armata e SHBA-së gjithmonë kërkon vende për stërvitje”, thekson Enrikez dhe shton se ata në Krivollak shohin si në alternativë, ndërsa në disa situata edhe si zgjidhje. (MIA)

Tags: ARMKrivollakpoligonUshtria Amerikaneushtrime
Next Post
Zaev në FB: Është koha për vendim!

Zaev në FB: Është koha për vendim!

Gjashtë e gjysmë milion euro për infrastrukturë dhe kopshte

Gjashtë e gjysmë milion euro për infrastrukturë dhe kopshte

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom