Një revizore e komunës Radovish u dënua kallëzim penal për mosparaqitje të korrupsionit dhe mashtrim në procedurën për furnizime publike nga viti 2013 në shkollën fillore “Kërste Petkov Misirkov” në Radovish.
Siç kumtoi MPB, Stacioni policor Radovish parashtroi kallëzim penal kundër J.K. (36) nga Radovishi, për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosparaqitje të veprës penale ose autorit”.
J.K. si udhëheqëse e Repartit të revizionit të brendshëm në komunën Radovish në vitin 2014 në shkollën fillore komunale “Kërste Petkov Misirkov” në Radovish, edhe pse ka konstatuar dyshime për ekzistimin e veprave penale mashtrim dhe korrupsion gjatë procedurës për furnizime publike në shkollë në vitin 2013, nuk kishte paraqitur te kryetari i komunës, e as te personi përgjegjës për parregullsi. (MIA)