Qyteti i Shkupit inkuadrohet në programin për punë të dobishme komunale ku do të angazhohen 20 persona të papunë me orar të shkurtuar pune në kuadër të projektit “Kontribute socio- arsimore përmes mbështetjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit”.
Dhjetë persona të papunë do të angazhohen për periudhën prej nëntë muajsh si asistentë arsimor për personat me nevoja të posaçme arsimore në nëntë shkolla të mesme në Qytetin e Shkupit, ndërsa nga pesë do të angazhohen si asistentë personal për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të personave të moshuar
Angazhimi është 20 orë në javë dhe personat për këtë do të marrin kompensim mujor prej nëntë mijë denarësh. Në kuadër të projektit ata do të kenë të paguar trajnimin. Afati i aplikimit është deri në 14 gusht.
Qëllimi i projektit është avancimi i shërbimeve sociale në territorin e qytetit të Shkupit, me theks kategorinë e rrezikuar sociale të qytetarëve dhe nevojat e tyre të përditshme.
Për personat e angazhuar përmes aftësimit profesional dhe përvojës në kuadër të projektit do të mundësohet inkuadrimi më i lehtë në tregun e punës.
Projekti është në organizim të Qytetit të Shkupit, Agjencisë për punësim dhe Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara. (MIA)