Koalicioni qytetar O2, e formuar nga më tepër shoqata qytetare dhe iniciativa, më tepër se një vit, problemet ekologjike mundohet t’i zgjidh në mënyrë institucionale.
CIVIL Media bisedoi me Nevena Georgievskën, aktiviste qytetare, anëtar edhe i iniciativës “Ne jemi Karposh 4”.
“Para zgjedhjeve arritëm të nënshkruajmë Memorandum me të gjithë kandidatët për kryetarë komunash në Qytetin e Shkupit, me shpresë se do të kemi sukses të luftojmë për kauzën qytet më i pastër, ajër më i pastër, tokë më e pastër… Prap se prap, nuk jemi të koncentruar vetëm në Shkup, por edhe nëpër tërë Maqedoninë për të gjithë problemet lidhur me ndotjen. Koalicioni O2 ishte aktive edhe me aktivitetet kundër xeheve të vdekjes, ndërsa momentalisht jemi aktiv edhe me “E dua Vodnon” për ndalim të trasës për gazsjellës e paraparë të kaloj nëpër Vodno”, deklaroi Georgievska në kontekst të aktiviteteve të Koalicionit O2.
Sa i përket reagimeve të institucioneve edhe të opinionit në mesazhet dhe angazhimet e Koalicionit O2, Georgievska tha se në fillim kanë pasur mjaft vëmendje, posaçërisht para zgjedhjeve, por e qartë është se duhet vazhdimisht të kryhet presion mbi kompetentët për tu mbajtur vëmendja e tyre.
“Ne ose unë si aktiviste jemi të njoftuar me ligjet, procedurat dhe mundësitë, por kur do të vijë momenti për mendimin publik mundohemi sa më tepër t’i njoftojmë qytetarët dhe ti kyçim në proceset. Kur duhet të dëgjohet zëri i opinionit duhet të jemi të zëshëm… Por, për shembull, kur flasim për ndotjen, ai problem është shumë kompleks dhe varet nga shumë faktorë. Këtu duhet të nisemi nga vetja, para se ta kërkojmë fajtorin te komshiu ose fabrikat… duhet të shohim çka lejmë pas vetes, nga rrethina e pastër, nga ajo vallë a kujdesem se rreth meje ka zhvillim human, gjelbërim, si lëviz kah puna vallë ndoti në ndërkohë ose jo”, deklaroi Georgievska.
Georgievska potencoi se institucionet dhe lavirintet nëpër të cilët kalohet të arrihet deri te ata dinë të demotivojnë. Megjithatë nuk duhet të dorëzohemi, thotë ajo, nevojitet vullnet dhe dëshirë e fuqishme për ndryshime, që të mbijetohet në atë luftë.
“Duhet patjetër të jesh këmbëngulës, të dish se atë e bën, cili është qëllimi dhe nëse ti nuk ke sukses, ndoshta pas katër/pesë viteve ndokush do të gjej nxitje nga aktivitetet tua që të vazhdoj më tej”, tha Georgievska.
Biseda me Nevena Georgievskën është pjesë nga projekti “Aksion-Integrim” të cilin CIVILi e zbaton në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Angella Petrovska
Kamerë: Dehran Muratov
Montazh: Arian Mehmeti
Përpunim i tekstit: Biljana Jordanovska