“Patriotizmi domethënë se njerëzit me përkatësi të ndryshme etnike, përkatësi fetare, me shumë ideologji të ndryshme, kuptime dhe mendime mund të kultivojnë ndjenja të barabarta ndaj vendit të lindjes dhe ta duan atë vend të lindjes mu për shkak të llojllojshmërisë së saj, kompleksitetit”, deklaroi profesoresha Mirjana Najçevska në bisedë me CIVIL Media duke bërë dallim mes patriotizmit dhe nacionalizmit I cili, siç thotë, shumë shpesh ndërtohet mbi negacionin e cilësisë, ekzistencës dhe ndikimit të grupeve tjera në hapësirën e njejtë dhe ngritje të grupit të vetë.
Sipas Najçevskës patriotizmi është proces I zhvillimit, në llogari të nacionalizmit që është ngritje e personales pavarësisht se është negative ose pozitive, që nënkupton se ajo është më e mira dhe nuk ka nevojë për krahasim me të tjerët.
“Në momentin kur nacionalizmi do të ndeshet me realitetin, kërkohet vërtetim nga e kaluara… Dhe këtu vjen deri ndeshje me atë që prezanton në ditë të sodit zhvillim të civilizuar me atë që paraqet vlera në të kaluarën. Këtu shihet dallimi ndërmjet patriotizmit dhe nacionalizmit. Patriotizmi sheh në të ardhmen, nënkupton zhvillim, respekt të asaj që paraqet e kaluar megjithatë nëpër prizmin e përmirësimit, ndërtimit dhe të jetuarit në ardhmërinë. Nacionalizmi donë të thotë mbyllje, negacion të diversitetit dhe kthim kah gjithçka që paraqet vlera të kaluara tani më të harruara tradicionale”, deklaroi Najçevska.
Në raport me atë se sa politika ndikon në propagimin e nacionalizmit, Najçevska mendon se njerëzit kthehen nga ai në momentin kur realiteti aktual nuk u ofron asgjë të mirë. Sipas saj, në Ballkan, politikanët luajnë në kartën e nacionalizimit dhe shumë pak u sigurojnë qytetarëve atë që e kanë më të nevojshme.
“Duhet patjetër të ndërtojmë individë. Patriotët janë individë, ndërsa nacionalistët janë të gjithë ata që mblidhen në grupe. Nëse në arrijmë të ndërtojmë qytetarët të shtetit që si individë do të jenë të aftë të lidhen me mënyra të ndryshme fleksibile me qytetarët tjerë varësisht nga interesat e ndryshme dhe nevojat që në moment të caktuar i kanë. Qytetarë që janë të vetëdijshëm ku jetojnë, çka duhet të ndryshohet dhe janë të orientuar në mënyrë kritike kah momenti aktual i ekzistencës personale”, deklaroi Najçevska duke folur për një prej mënyrave t’i ndihmohet shoqërisë të dalloj patriotizëm nga nacionalizëm.
“Ende ka mundësi qytetarët me të vërtetë të mendojnë si individë. Ajo që është problemi më i madh është se problemet ekonomike, varfëria i shtynë qytetarët kah dhuna në grupe, kah nacionalizmi. Ashtu që ajo që donë të thotë lëvizje, ngritje të standardit të njerëzve është veç më një shpresë më e madhe të dalim nga ai rreth i mbyllur i nacionalizmit”, mendon Najçevska.
Angella Petrovska
Kamerë: Dehran Muratov
Montazh: Arian Mehmeti
Përpunim i tekstit: Biljana Jordanovska
Teksti është pjesë nga projekti “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” që e zbaton CIVILi me mbështetje nga Civica Mobilitas. Përmbajtja në këtë tekst është përgjegjësi e vetme e CIVILit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të llogaritet se i reflekton këndvështrimet e Civica Mobilitas, Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë.