Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela konsideron se referendumi për Marrëveshjen e Prespës me të cilin parashihet ndryshimi i emrit është i panevojshëm.
Ai në intervistën për Alsat-M, duke iu referuar ndryshimeve të paralajmëruara kushtetuese tha se ato duhet të shfrytëzohen që shqiptarët në aktin më të lartë ligjor të shtetit të bëhen të barabartë me maqedonasit. (MIA)