• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dimitrov edhe sot nuk referoi për politikën e jashtme

July 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Dimitrov edhe sot nuk referoi për politikën e jashtme
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, në të cilën ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov duhej të referonte për realizimin e politikës ndërkombëtare, është ricaktuar për më 1 gusht.

Nga shërbimi kuvendor për media informuan se seanca është ricaktuar për shkak të disa obligimeve kuvendore, të lidhura me koordinimin e grupit të deputetëve, lidhur me seancën e paralajmëruar plenare për konfirmimin e çështjes së referendumit lidhur me Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Ministri Dimitrov, i cili duhet të ketë fjalim për udhëheqjen e politikës së jashtme, nuk arriti të dalë para anëtarëve të Komisionit as të mërkurën, as të enjten, sepse kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski, kërkoi që deputetët të cilët posedojnë certifikata të sigurisë t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura tek presidenti i Republikës së Maqedonisë. Materialet, tha, janë të nevojshme për politikën ndërkombëtare dhe për punën e ministrit Dimitrov.

Mungesa, sipas Milloshoskit, do të thotë se shumica qeveritare diçka fsheh dhe le hapësirë për të dyshuar.

Deputetët e shumicës qeveritare, megjithatë, e paralajmëruan se në këtë mënyrë me dhënien e detajeve nga materialet e klasifikuara bën vepër penale, si dhe se vepër penale është nëse ai ka pasur kontroll në ato materiale, ndërsa nuk ka certifikatë sigurie.

Ministri Dimitrov theksoi se është i gatshëm të bisedojë në cilëndo temë në cilëndo kohë, por se nuk është i gatshëm të jetë bashkëpunëtor ose dëshmitar i veprave penale.

“Nuk kam asgjë për të fshehur nga tërë procesi. Atë që e them para jush, e them para qytetarëve, këtë e kam biseduar edhe me Greqinë edhe me përfaqësuesit e tyre, me liderët politikë, me kryeministrin, presidentin… Publikojmë informacione të klasifikuara si nga një sekret shtetëror mund ta bëjnë pasoja të dëmshme të përhershme ndaj interesave shtetërore të RM-së. Ky proces që ende zgjat para nesh është referendum, ndërsa para Greqisë ratifikim. Publikimi i qëndrimeve dhe pozitave negociuese mund ta dëmtojë këtë proces”, tha Dimitrov.

Kjo që bëhet në seancën e Komisionit, theksoi, është regres dhe sabotim të cilin e përjeton si lëvizje antishtetërore.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës juridik janë ricaktuar për sot pasdite. (MIA)

Next Post
Opozita të përfshihet dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve të dalin në votim për referendumin

Opozita të përfshihet dhe t'u bëjë thirrje qytetarëve të dalin në votim për referendumin

Analizë javore: Maqedonia një hap para Qeverisë së re?

Han u bën thirrje qytetarëve të votojnë në referendum

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom