Civili fillon serinë e re të seminareve për gazetari qytetare për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të kontribuojnë për proceset transparente dhe përgjegjëse politike përmes mënyrave inovative. Seminari do të mbahet në Shtip, më 29 korrik, të dielën, nga ora 11 deri ora 17. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët në moshë nga komunat Shtip, Vinicë, Berovë, Dellçevë, Koçani, Probishtipi…
Duke e pasur parasysh gjendjen momentale në Maqedoni dhe referendumin, e pastaj edhe zgjedhjet presidenciale, të gjithë që do të marrin pjesë në seminaret e Civilit, do të kenë mundësi të kyçen në vëzhgimin e këtyre proceseve të rëndësishme, duke i aplikuar njohuritë për gazetari qytetare.
#ObjektiviQytetar është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet mediatike dhe aktivizmi. Ky projekt për tre vite me radhë kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend. Qëllimi i këtij projekti është kontributi për proceset transparente dhe përgjegjëse politike, të forcohet vetëdija publike e praktikave dhe politikave lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut.
D. M.