Muzeu i arteve bashkëkohore sot në mesditë do të hapë ekspozitë nga koleksioni i vet grek në të cilën janë 47 vepra nga 34 autorë nga Greqia.
Nga Muzeu kumtuan se edhe krahas ndarjes kulturore mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, si pasojë e politikës, ka pasur çaste të formave individuale apo institucionale të ndërlidhjes që i ka afruar artitët e të dy vendeve.
Në kontaktet, vend të rëndësishëm ka pasur donacioni i veprave artistike nga disa autorë grekë, pas çka pasuan ekspozita të pavarura apo grupore të organizuara në pesë dekadat e kaluara në Athinë, Selanik dhe Shkup.
“Ekspozita e koleksionit grek në Muzeun e arteve bashkëkohore nga njëra anë e ilsutron këtë paradoks, ndërsa nga ana tjetër e cekë edhe njëherë potencialin e pakufizuar të artit për të ndërtuar ura kulturore”, thekson Muzeu.
Një pjesë e donacioneve janë nga viti 1965, përkatësisht nga periudha e formimit të Muzeut të arteve bashkëkohore (përshtypjet grafike të Vaso katrakis dhe piktura e Emanuel Piladakis), ndërsa pjesa kryesore e koleksionit grek është formuar në vitet e ’70-ta me jehonë masovike të një numri të madh të artistëve që do të rpezantohen në këtë ekspozitë.
Nëa të dekadë rol kyç ka pasur donacioni dhe ndikimi i Janis Gaitis, mik i madh i Muzeut të arteve bashkëkohore dhe një nga artistët më të rëndësishëm të artit të pasluftës në Greqi.
Krahas pesë grafikave të dhuruara, një objekti dhe një objekt-pikturë, Gaitis ka pasur rol të rëndësishëm në nxitjen e artistëve grekë për t’i dhuruar vepra qytetit të shkatërruar nga tërmeti i vitit 1963. (MIA)