Vdiq Risto Popovski, doajeni i gazetarisë maqedonase, mbrëmë në ora 22:30, nga pasojat e sëmundjes. Një nga emrat më të njohur në Maqedoni dhe Ballkan, themelues i agjencisë së parë private gazetare në Ballkan, Makfaks, dhe një nga iniciatorët për formimin e platformës mediatike të CIVIL – Qendrës për Liri. Luftëtar i madh i lirisë së shprehjes dhe lirive mediatike, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Civili shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të Ristos, të dashurit dhe të paharruarit tonë.
Gazetari i madh Risto Popovski (1945 – 2018) ka një karrierë shumë të pasur gazetare, ndërsa si njeri është i njohur për nga modestia, mirësia dhe solidariteti. Ai ishte redaktor i, atëbotë nj nga agjencive më të fuqishme botërore, Tanjug. Ka punuar për Radio Shkupin në vitin 1965 si vullnetar, ndërsa nga viti 1970 është angazhuar edhe në mënyrë profesionale. Ka qenë komentues i javores Globus dhe gazetës ditore Slloboden peçat, dhe komentues i Al Jazeera për Maqedoni. Shumë vite aktivist i CIVIL – Qendrës për Liri. Fitues i Shpërblimit për vepër jetësore të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.