CIVIL Media sot i pyeti qytetarët e Shkupit, cili është dallimi mes patriotizmit dhe nacionalizmit, sipas tyre.
Një pjesë nga të anketuarit thonë se ka dallim të madh mes këtyre dyjave, tjerë mendojnë se është e njëjtë.
“Asgjë. Njëra është pozitive, tjetra negative. Nacionalizmi është negativ, ndërsa patriotizmi- pozitiv”, thotë një qytetar.
“Nuk ka dallim, është njëjtë. Ndoshta mund ta bëjmë dallimin mes fashizmit dhe patriotizmit, ndërsa nacionalizmi është patriotizëm”, shprehet një qytetare.
“Nuk ka dallim, edhe njëra edhe tjetra është e keqe. Për mua nuk bëjnë as njëra as tjetra. Nuk bën të jesh nacionalist, dhe nuk bën të jesh fashist. E gjithë kjo që e kemi në Maqedoni, është patriotizëm i rrejshëm”, thotë një nga të anketuarit.
Një tjetër thotë: “Dallimi është i madh! Patriotizmi është dashuria për shtetin, ndërsa baza e nacionalizmit është urrejtja ndaj tjetrit dhe këto dyja nuk bën të përzihen.”
Një qytetare nuk ishte e sigurt se cili është dallimi, por thotë se dallimi megjithatë, ekziston: “Nuk do të kisha bë ndonjë dallim të madh mes dyjave. Patriotizmin e ndjejmë dhe kjo është e natyrshme. Ndërsa për nacionalizmin do të thosha se këtu ka diçka ekstreme. Nuk më tingëllon bukur nacionalizmi”.
Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Teksti është pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm Jo!” që e zbaton Civili me mbështetje nga Civika mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i paraqet qëndrimet e Civika Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ose organizatat që e zbatojnë.