Me blerjen e bluzave ku është i vizatuar luledielli, deputetët nga Kuvendi i Maqedonisë janë përfshirë në fushatën për ndihmë të fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën e onkologjisë pranë Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup.
Para fillimit të vazhdimit të sotëm të seancë së 53-të, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se fushata zhvillohet përmes blerjes së bluzës e cila kushton 1.230 denarë. Të gjitha mjetet që do të mblidhen nga shitja e tyre do të donohen për këtë fushatë.
Ngjarja që u mbajt në sallën “Maqedonia” siç tha Xhaferi, kanë marrë pjesë 120 deputetë nga Kuvendi duke i paraqitur qytetarët e Maqedonisë si pjesë të shërbimeve kuvendore.
Bluza të këtilla ishin vendosur para deputetëve të LSDM-së Hari Llokvenec dhe Muhamed Zeqiri.
Ky aktivitet është në kuadër të fushatës humanitare “Maqedoni, ti je një luledielli” që e realizon fondacioni “You are Sunflowеr”, qëllimi i së cilës është mjekimi i fëmijëve nga sëmundjet e rënda siç janë kanceri dhe leukemia. (MIA)