Në Klubin e deputetëve filloi takimi i liderëve për tejkalimin e dallimeve gjegjësisht arritjen e marrëveshjes politike lidhur me çështje të cilat lidhen me referendumin vijues dhe zgjedhjen e KSHZ-së.
Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive më të mëdha parlamentare Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga BESA.
Ky është takimi i tretë i liderëve gjatë pesë ditëve të fundit. Dy takimet e para u mbajtën javën e kaluar, njëri në përbërje të zgjeruar me pjesëmarrje të liderëve të partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend, ndërsa i dyti në përbërje të shkurtuar me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski.
Pushteti kërkon nga opozita mbështetje për referendumin vijues, opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sipas modelit të Përzhinës dhe ndryshime në Kodin Penal që lidhen me amnistinë.
Pas përfundimit të takimit priten deklarata nga liderët. (MIA)