• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev, Mickoski, Ahmeti dhe Kasami në takim liderësh në Klubin e deputetëve

July 19, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev, Mickoski, Ahmeti dhe Kasami në takim liderësh në Klubin e deputetëve
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 15 orësh pas mbarimit të takimit të liderëve në përbërje të zgjeruar, para pak kohësh në Klubin e deputetëve filloi raundi i bisedimeve, kësaj radhe vetëm midis  liderëve edhe atë, kreut të LSDM-së Zoran Zaev, kreut të BDI-së Ali Ahmeti, kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kreut të njërit krah të Besës, Bilall Kasami. Këtë format të takimit të liderëve mbrëmë e kërkoi Mickovski, pas braktisjes së mbledhjes. 

Pritet edhe sot liderët partiakë të diskutojnë për përbërjen e KSHZ-së dhe referendumin e ardhshëm në vjeshtë për emrin, e veçanërisht për formulimin e pyetjes së referendumit.

Në takimin në Klubin e deputetëve Zaev shoqërohet prej zëvendëskryeministres Radmilla Shekerinska, Mickoski është me profesoreshën Tanja Karakamiesheva, Ali Ahmeti është me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, ndërsa Kasami shoqërohet nga Katriot Haxhirexha.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të mbrëmshëm të liderëve kumtoi se pyetja e referendumit mund të jetë: A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? dhe se referendumi i ardhshëm nevojitet të jetë konsultativ.

Ai mbeti i zhgënjyer që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e braktisi takimin vetëm një orë pas fillimit duke thënë se është joserioz, i papërgjegjshëm dhe fyes ndaj përfaqësuesve të të gjitha partive politike të cilët ishin në bisedat edhe ndaj qytetarëve.

“Si proces mbrëmë bisedova me liderët e partive  politike dhe i informova për formulimin e mundshëm  të çështjes së referendumit e cila do të ishte: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke e pranuar Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”, deklaroi Zaev.

Sqaroi se është biseduar  edhe për nenin 27 të Ligjit për referendumin,  sipas të cilit në kushte kur Kuvendi duhet të sjellë ndonjë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen,  nevojitet referendumi të jetë konsultativ.

Vendimi, shtoi Zaev, konsiderohet përfundimtar nëse të paktën 50 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve dalin në referendum.

“Do të thotë pa dallim të karakterit të referendumit vendimi konsiderohet si i suksesshëm në këtë rast. Dhe hapet debat nëse do të jetë konsultativ ose obligues. Konsultativ është kur ne  duam t’i konsultojmë bashkëqytetarët tanë dhe pastaj t’i sjellim vendimet,  siç është rasti me vendimet  për ndryshim të Kushtetutës. Nëse ne vendosim t’i sjellim vendimet për ndryshim të Kushtetutës tani në Parlament edhe i sjellim ato tre vendime dhe pastaj shkojmë  atë ta kontrollojmë në referendum, atëherë ai është i plotësuar”, sqaroi Zaev.

Mickoski, pas daljes nga mbledhja tha se për ta nuk ka qenë i qartë koncepti pse përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare nuk janë të pranishëm dhe, siç tha, ka shprehur revoltë serioze për shkak të propozimit të  djeshëm për ndryshime të Kodit zgjedhor sipas procedurës së shkurtuar për përbërjen e KSHZ-së.

Ai tha se i ka bërë thirrje kryeministrit dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaev në kohën më të shkurtër,  ndërsa më së voni derë të hënën, të organizojë takim liderësh në formën siç është mbajtur më parë, me praninë e liderëve të katër partive më të mëdha  të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe partisë më të madhe opozitare të shqiptarëve  në të cilin do të bisedohet për, siç tha, të gjitha çështjet e hapura  që i paraprijnë përbërjes së re të KSHZ-së,  dhe pastaj të bisedohet për formimin e KSHZ-së.

VMRO-DPMNE tha ai, mbetet në qëndrimet e njëjta, miratimin e Ligjit për financim të partive politike dhe ndryshimet e Ligjit për Qeveri ku do të rregullohet  koncepti i Qeverisë teknike sipas modelit të Përzhinës madje pastaj formimi i KSHZ-së.

“Ne thjeshtë kërkojmë zgjedhje korrekte”, tha Mickovski.

(MIA)

Tags: REFERENDUM. KLUBI I DEPUTETËVEtakim liderësh
Next Post
Një këmbësor i lënduar rëndë në Shkup, shoferi e ka braktisur vendin e ngjarjes

Një këmbësor i lënduar rëndë në Shkup, shoferi e ka braktisur vendin e ngjarjes

Sindikata e “Jugohromit” kundër akuzave të “Eko Guerilës”

Sindikata e "Jugohromit" kundër akuzave të "Eko Guerilës"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom