Takimi i pestë botëror i fëmijëve refugjatë të pjesës së Egjeut të Maqedonisë do të jetë në shenjën e shënimit të 70-vjetorit të egzodit.
Manifestimi do të fillojë sot me vendosjen e luleve në Përmendoren e fëmijëve refugjatë, në varrin e Goce Dellçev në kishën “Shën Shpëtimi”.
Aktivitetet disaditore vazhdojnë nesër me tubim solemn në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, në të cilin do të promovohet edicioni i librave “Atdheu – mall i të përndjekurve”. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në mbrëmje prej orës 19 do të hapet ekspozitë e fotografive prej shtëpive të fëmijëve dhe prej katër takimeve të mbajtura deri më tani të fëmijëve refugjatë.
(MIA)