Komunat vitin e kaluar kanë shpenzuar 80 milionë euro për furnizime publike, që është për 44 për qind më pak nga viti paraprak, tregon baza me të dhëna për të gjitha furnizimet e komunave që e publikoi sot Qendra për komunikime civile.
Baza, me të dhëna për tenderët komunalë për tre vitet e fundit, zbulon një hendek të madh midis vlerës së furnizimeve të komunave.
“Vetëm dhjetë komuna kanë shpenzuar për furnizime publike gjysmën nga paratë që i shpenzojnë të gjitha komunat së bashku, gjegjësisht rreth 42 milionë euro. Edhe tek kompanitë është vërejtur koncentrim i njëjtë, Pesë kompanitë e para me vlerë më të madhe të kontratave për marrëveshje publike së bashku marrin pjesë me 22 për qind në vlerën e përgjithshme të furnizimeve të komunave”, informon Qendra për komunikime civile.
Baza i përmban të gjitha 2.737 marrëveshjet për furnizime publike të arritura midis 80-të komunave dhe Qytetit të Shkupit me 1.048 kompani. Mundëson kërkim të tenderëve nëpër komuna dhe nëpër kompani, si dhe kontrolle grafite të pjesëmarrjes së kompanive në furnizimet të çdo komune individualisht. ofron të dhëna për pjesën e furnizimeve në buxhetet e komunave, si dhe për vlerën e furnizimeve për kokë banori.
Baza e furnizimeve publike të komunave është pjesë e dhjetë hulumtimeve dhe bazave të parapara të të dhënave për shpenzimin e parave publike të cilat do të realizohen në kuadër të projektit “Shpenzim publik për të mira publike”, të mbështetur nga projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile. Qëllimi i projektit që e zbaton Qendra për komunikime civile është rritja e efikasitetit të shpenzimit publik përmes uljes së korrupsionit dhe rritjes së transparencës.
(MIA)