• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ndahen 10,5 milionë euro grante për kompani vendore përmes Fondit për Inovacione

July 13, 2018
in BALLINA, LAJME
Ndahen 10,5 milionë euro grante për kompani vendore përmes Fondit për Inovacione
Share on FacebookShare on Twitter

Tetëdhjetë kompani mikro, të vogla dhe të mesme vendore morën grante në vlerë prej 10,5 milionë euro përmes masave nga shtylla e tretë e planit qeveritar për rritje ekonomike. Në thirrjen e publikuar nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik janë paraqitur 236 kompani. Çeqet me mjetet e marra i dorëzuan kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski.

“Kompanive të cilave sot po u ndajmë grante janë kompani të cilat dëshirojmë t’i shohim të orientuara në eksport, të suksesshme në botë, kompani të cilat do ta mbështesin zhvillimin ekonomik”, tha Angjushev.

Ai shtoi se numri i madh i të pranishmëve sot tregon se Maqedonia ka njerëz të rinj inovativ.

Kryeministri porositi se Qeveria njëjtë i ndihmon edhe kompanitë vendore dhe të huaja dhe se ajo mbetet partner dhe servis i tyre në realizimin e planeve të tyre.

“Kjo le të jetë shembull pozitiv i cili do t’i motivojë edhe kompanitë e tjera që të krijojnë projekte cilësore dhe të hyjnë në investime”, porositi kryeministri dhe u bëri thirrje që të kenë besim në institucionet funksionimi i të cilave do të përmirësohet dhe do t’u afrohet standardeve evropiane pas marrjes së ftesës për në NATO.

Drejtori i Fondit tha se me ndarjen e këtyre mjeteve është e rëndësishme se pas çdo 1,4 denarë investim nga shteti, kompania private investon një denar. Theksoi se është e rëndësishme që kompanitë investojnë.

Ai potencoi se aplikacionet  e arritura janë shqyrtuar për një kohë shumë të shkurtër kohore dhe se për 33 ditë janë sjellë vendime.

“Në këto 33 ditë me të vërtetë pamë projekte të mira. Kemi TI kompani, por edhe nga sektorë të tjerë. Gjashtëdhjetë për qind janë nga Shkupi dhe 40 për qind kompani nga qytetet e tjera si Strumica, Negotina, Prilepi…”, tha Despotovski.

Ai pret që valën e dytë të investimeve ta realizojnë shumë shpejt dhe paralajmëroi thirrje të re në vjeshtë. U bëri thirrje një pjese të kompanive që aplikuan, ndërsa nuk kanë marrë mjete të paraqiten në thirrjen e re.

Tags: donacionFonditGranteInovacione
Next Post
Qendra për zhvillim të mediave kërkon reforma urgjente mediale

Qendra për zhvillim të mediave kërkon reforma urgjente mediale

Largohet karuseli te MPJ

Largohet karuseli te MPJ

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom