Një i punësuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar dje pasdite ka gjetur një pistoletë dhe të holla në tualetin e një prej reparteve të spitalit.
Pas denoncimit, shërbimet e policisë kanë përcaktuar se bëhet fjalë për pistoletë “Zastava M-57” kalibër 7,62 milimetra me tetë plumba, këllëf dhe tre kartëmonedha euro dhe denarë.
Pas kontrolleve, është vërtetuar se pistoleta është pronë e I.S. (68) nga fshati i Gostivarit, Turçan i Vogël. Ai pistoletën e ka poseduar me leje, ndërsa sipas rrëfimit të tij, pistoletën dhe të hollat i ka harruar në vendin ku janë gjetur. Policia është duke kryer kontroll dhe është duke punuar në zbardhjen e rastit. (MIA)