• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Micotakis: Cipras dhe Kamenos, Shkupit ia dorëzuan pasaportën e NATO-s

July 13, 2018
in BALLINA, LAJME
Micotakis: Të rëndësishme janë Kushtetuta, irredentizmi i fqinjëve tanë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis nga foltorja parlamentare drejtoi kritika të ashpra dhe akuza drejt koalicionit qeveritar grek, gjatë debatit në Kuvend për propozim ligjin për vetëqeverisje lokale.

Lideri i partisë më të madhe opozitare greke tha se “në Bruksel, Cipras dhe Kamenos, në esencë, Shkupit ia dorëzojnë pasaportën e NATO-s, pasi para tre javësh i dhanë identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

Në fjalimin Micotakis e citoi kryeministrin e Maqedonisë nga intervista e dhënë për Bi-Bi-Si.

“Grekëve ua dhamë erga omnes emrin Maqedonia e Veriut, ndërsa ne fituam erga omnes identitet maqedonas, tha fjalë për fjale, z.Zaev në intervistën për Bi-Bi-Si. Përsëris, fjalë për fjalë. Unë ju them, ju jeni erga omnes të rrezikshëm për interesat e vendit. Dhe ndaluni së referuari atij argumenti qesharak se kinse kemi dhënë shtetësinë, dhe jo kombësinë. Tregoni një vend në botë ku të gjithë banorët e saj do të kenë kombësi dhe shtetësi të ndryshme. Shkupjanëve ua dhatë përcaktuesin kombëtar “maqedonas”, diçka që e kanë përjashtuar të gjitha qeveritë greke në 27 vitet e kaluara”, tha Micotakis.

Lideri i Demokracisë së Re, e komentoi edhe qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri – Grekët e Pavarur, duke thënë se në Bruksel në praktikë janë pajtuar për Marrëveshje, “që në fjalë e dënojnë dhe thonë se në të ardhmen do të shkatërrojnë qeverinë”, përcjellë korrespondentja e MIA-s nga Athina. (MIA)

Tags: ciprasdorezuanKamenosMicotakisNATOpasaportenShkupit
Next Post
Ademi: Është duke u përgatitur strategji kombëtare për diasporën

Ademi: Është duke u përgatitur strategji kombëtare për diasporën

Ku do të rrotullohen karuzellët  e barokut?

Ku do të rrotullohen karuzellët e barokut?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom