Maqedonia edhe zyrtarisht e mori ftesën për fillimin e negociatave për inkuadrim në Aleancën Veriatlantike, me ç’ka hapet rruga të bëhet anëtarja e 30 e vendit kandidat, ndërsa parashikimet janë se ekziston mundësia zyrtarisht të jemi pjesë e Aleancës nga mesi i vitit të ardhshëm.
Ndërkohë duhet të përmbushen obligimet nga Marrëveshja mes Greqisë, Për Maqedoninë – referendum i zbatuar me sukses dhe ndryshimet kushtuese, si dhe të përfundojnë procedurat për harmonizim me NATO-n dhe procesin e nënshkrimit të protokollit për pranimin e Maqedonisë nga të gjitha vendet anëtare.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zyrtarisht kryeministrit Zoran Zaev ia dorëzoi ftesën për fillim të negociatave me Aleancën, pas vendimit të aleatëve veri-atlantikë në Bruksel.
(MIA)