• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

13 korriku ndër shekuj

July 13, 2018
in BALLINA, LAJME
2 korriku ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

 Parlamentarët anglezë u mundën nga rojalistët nën komandën e princit Maurice, në betejën e Raundway Dawn, gjatë Luftës Civile Angleze.

1837. – Mbretëresha Viktoria bëhet monarku i parë britanik që filloi të jetonte në Pallatin Bukingam.

1841. – Firmoset nga fuqitë e mëdha europiane Konvencioni i Sigurisë. Sipas këtij traktati, garantohej pavarësia e perandorisë otomane dhe, në të njëjtën kohë, përcaktohej që Bosfori dhe Dardanelet të mbylleshin për anijet e luftës në kohë paqeje.

1878. – Perandoria otomane dobësohet më tej me firmosjen e Traktatit të Berlinit. Sipas këtij traktati, Kaukazi i jepej Rusisë, Bosnja dhe Hercegovina i kalonte Austrisë, ndërsa Rumania bëhej shtet i pavarur. Po sipas traktatit, konfirmohej e drejta e Britanisë për të okupuar Qipron.

1919. – Aeroplani britanik R 34 ulet në Norfolk të Britanisë, duke përfunduar fluturimin e parë vajtje-ardhje mbi Atlantik. Ai u nis nga Skocia për në Shtetet e Bashkuara në 2 Korrik të po këtij viti.

1930. – Filloi në Montevideo të Uruguajit, Kampionati i Parë Botëror i Futbollit. Në këtë kampionat morën pjesë 13 skuadra.

1943. – Në Kursk (jug të Moskës) përfundoi beteja më e madhe e tankeve në histori. Në këtë betejë, që përfundoi me fitoren e rusëve ndaj gjermanëve, kishte 6000 tanke, prej të cilëve rreth 2900 tanke gjermane u shkatërruan. Ndërsa humbjet në jetë njerëzish arritën në rreth 23 000 vetë.

1944. – Ushtria ruse pushtoi qytetin e Vilmusit të Lituanisë.

1955. – Rut Elis bëhet gruaja e fundit që varet në litar në Britani. Akuza ishte vrasja e të dashurit nga ana e saj.

1960. – Xhon F. Kenedi fiton kandidaturën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë ai mundi senatorin Lindon Xhonson.

1978. – Në Bashkimin Sovjetik, disidenti Aleksander Gincburg dënohet me tetë vjet burg në një kamp pune.

1985. – Në Londër dhe Filadelfia zhvillohet koncerti rrok “live Aid”, i ideuar nga këngëtari Bob Geldof. 60 milionë dollarët e fituar nga ky megakoncert shkuan për luftën kundër urisë në Afrikë.

1995. – Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës.

1996. – Së paku gjysëm milion të dashuruar kërcyen rreth e qark Berlinit nën ritmin e muzikës “tekno” gjatë festivalit “Love Parade”. Për qytetin e Berlinit ky ishte grumbullimi publik më i madh në historinë e pasluftës.

1997. – Miguel Angel Blanco, anëtar i partisë në pushtet në Spanjë, vdes mbas plagëve të marra, si rezultat i rrëmbimit dhe dy goditjeve në kokë nga ana e guerrilasve separatistë baskë.

2000. – Kryeministri i shkarkuar i Fixhit, Mahendra Chaudhry dhe 17 pengje të tjera politike, lirohen pasi ishin mbajtur peng për 56 ditë nga rebelët nacionalistë, brenda selisë së parlamentit të Suvës.

2001. – Një ekip shkencëtarësh në SHBA arriti të bëjë orën më të saktë në botë. Ora e re optiko-atomike bën “tik-take” rreth 20 herë më të rregullta se sa ora atomike me mikrovalë, që është vlerësuar si matësi më i mirë i kohës që prej 50 vjetësh.

2002. – Qindra vetë, duke vendosur lule dhe fotografuar njerëzit e tyre të shtrenjtë, u grumbulluan për t’u dhënë lamtumirën 71 vetave, të cilët humbën jetën kur avioni rus Tu-154, i ngarkuar kryesisht me nxënës shkolle që shkonin për një vizitë në Spanjë, u përplas me një Boeing 757 mbi kufirin zvicerano-gjerman.

2003. – Filmi italian “Dritarja përballë”, i regjisorit turk Ferzan Ozpetek, fiton çmimin “Globi i kristaltë”, çmimi i madh i festivalit botëror të 38-të të filmit, i cili u mbajt në Karlovy Vary, të Bohemës Perëndimore (Çeki).

2006. – Hapet naftëpërçuesi Baku-Tbilisi-Xhejhan i gjatë 1.774 kilometra. Për ndërtimin e tij janë investuar katër miliardë dollarë.

2011. – Magnati gjerman Leo Krih vdiq në moshën 84-vjeçare.

2014. – Dirigjenti i njohur Lorin Mazel ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në shtetin amerikan federal Virxhinia. Ai ka qenë i njohur si dirigjent në filarmoninë e Nju-Jorkut dhe të Operës shtetërore të Vjenës.

(MIA)

Tags: Në ditën e sotme
Next Post
Në Bruksel takimi i 14-të i Këshillit për stabilizim dhe asociim të Maqedonisë dhe BE-së

Në Bruksel takimi i 14-të i Këshillit për stabilizim dhe asociim të Maqedonisë dhe BE-së

Nënshkrimi i marrëveshjes me Telamonin amerikan për investim në Maqedoni

Nënshkrimi i marrëveshjes me Telamonin amerikan për investim në Maqedoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom