Dezinsektimi me aeroplan në rajonin e Shkupit kundër larvave nga mushkonjat do të bëhet të shtunën, në orët e hershme të mëngjesit. Dezinsektimi terestrik do të bëhet të hënën, gjatë ditës.
“Derisa kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, kjo do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë”, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Autoritetet e qytetit i lajmërojnë bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve. (MIA)