Drejtori i shkarkuar i burgut të Strugës, Armend Shaqiri, i cili sipas Qeverisë me vetë iniciativë ka dhënë dorëheqje, tani është drejtor i ndërmarrjes së re për parqe dhe gjelbërim. Vendimi për funksionin e tij ka kaluar edhe në këshillin e Strugës.
Shaqiri është shkarkuar pas aksionit policor në Strugë dhe rrethinë më 7 korrik kur u arrestuan disa persona për drogë dhe shantazhime. Ai ishte i ftuar në bisedë informative në MPB, mirëpo, në deklaratën e tij për TV 24, mohon çdo keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Nuk kam dijeni se jam pjesë e grupit. Nën urdhër të Gjykatës themelore kishte kontroll në burg, dhe unë dhashë deklaratë, por jo si i dyshuar, por si udhëheqës përgjegjës i institucionit”, tha Shaqiri në deklaratë për TV 24.
Nga Qeveria nuk qartësojnë nëse Shaqiri është i përzier në rastin, as për arsyen e dorëheqjes së tij.
Gjatë hetimeve në rajonin e Strugës u arrestuan 6 persona, ndërsa një person ende është në arratisje. Të gjithë janë të dënuar të cilët veç më kanë qenë të burgosur në Burgun e tipit të hapur në Strugë. Kanë funksionuar si grup kriminelësh, ndërsa në biznesin me armë dhe drogë u ka ndihmuar edhe një inspektoR.
D. M.