• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shekerinska me 18 kolegë nga NATO nënshkroi Memorandum për mirëkuptim

July 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Shekerinska me 18 kolegë nga NATO nënshkroi Memorandum për mirëkuptim
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja е Мbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në selinë e NATO-s në Bruksel, nënshkroi Memorandum për mirëkuptim me të cilin Maqedonia i bashkëngjitet iniciativës “Smart Difens” për municion për luftë tokësore.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Memorandumin e mirëkuptimit ministrja Shekerinska e nënshkroi me 17 ministra të mbrojtjes nga vendet-anëtare të NATO-s, dhe me kolegun e saj nga Finlanda, partnere e NATO-s.

Përveç Belgjikës, si udhëheqëse e kësaj iniciative, midis nënshkruesve të Memorandumit janë Gjermania, Franca, Danimarka, Spanja, Norvegjia, Austria, dhe nga rajoni – Sllovenia dhe Mali i Zi.

Memorandumi për mirëkuptim vendos kornizë e cila siguron grupimin e planeve kombëtare afatshkurtra dhe afatgjata për furnizime me municione për luftë tokësore. Ajo domethënë se duke punuar së bashku, vendet anëtare të kësaj iniciative do të fitojnë municion me çmime më të ulëta, do të harmonizojnë rezervat dhe do të zbatojnë zgjidhje të përbashkëta për deponim afatgjatë.

Iniciativa për municion për luftë tokësore siguron ndërveprim më të mirë të njësive të deklaruara të Armatës së Republikës së Maqedonisë, veçanërisht të grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë. Gjithashtu, mundësohet kursim i mjeteve financiare gjatë furnizimit të municionit, ndërsa vet anëtarësimi në këtë iniciativë nuk ka përmirësime financiare, shkruan në kumtesë. (MIA)

Tags: MemorandummirekuptimNATOnenshkroishekerinska
Next Post
Ahmeti: Nuk ka bashkim kombëtar, Shqiptarët t’i përforcojnë shtetet e tyre

Ahmeti uron qytetarët e Maqedonisë me rastin e marrjes së ftesës për në NATO

Kacin: Greqia nuk do të bllokojë nëse Maqedonia i përmbush kushtet

Kacin: Greqia nuk do të bllokojë nëse Maqedonia i përmbush kushtet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom