Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitanoviç për mediat kroate para Samitit të NATO-s deklaroi se shpreson se Marrëveshja për emrin do të kalojë në referendum dhe porositi se e vlerëson si shumë të mirë, sepse ruhen fjalët maqedonas dhe maqedonisht.
“Për ne veçanërisht është me rëndësi të stabilizohet Evropa Juglindore, më vjen mirë që do të dërgohen porosi pozitive për Maqedoninë, e cila arriti marrëveshje me Greqinë. Besoj dhe shpresoj se do të konfirmohet në referendum, i cili është historik. I kuptoj ndjenjat e disa maqedonasve. Megjithatë konsideroj se kjo Marrëveshje është jashtëzakonisht e mirë, sepse përveç se me emrin Maqedonia Veriore, pjesa greke bëhet Jugore, megjithatë përmenden maqedonas dhe gjithçka tjetër. Mendoj se është një kompromis i mirë dhe shpresoj se të gjithë ne në NATO do t’i ndihmojmë Maqedonisë të kryej procesin, por pranimi mund të pritet madje për një vit, një vit e gjysmë. Ajo që është e rëndësishme është se Maqedonia në ndërkohë mund të marrë pjesë në takimet pa të drejtë vote”, deklaroi presidentja kroate. (MIA)