Kryetari i komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev është arrestuar mbrëmë nga policia.
Arrestimin e vërtetoi policia nga SPB Strumicë përmes një kumtese.
Aty theksohet se mbrëmë në afërsi të fshatit Badilen, nga ana e shërbimeve policore, janë ndaluar dy automjete të ngarkuara me kuti kartoni me cigare.
“Në një automjet ka pasur 29 kuti me nga 50 steka dhe një kuti me 49 steka cigaresh, ndërsa është drejtuar nga ana e B.S. (54), me bashkudhëtar J.S. nga fshati Novo Konjare (Novo Konjarevo). Në një automjet tjetër i drejtuar nga G.S. (24) me bashkudhëtar S.V. (26) nga fshati Novo Konjare, janë ngarkuar 35 steka cigaresh dhe një kuti me 49 steka cigaresh dhe një stekë me nëntë paketa cigaresh.
Gjatë marrjes së masave dhe akteve të nevojshme, është privuar nga liria personi M.T. (52) nga f.Samoilovë, i cili ka drejtuar motoçikletë “Hamachi” pa targa, informojnë nga SPB Strumicë.
Gjatë tentimit për ikje të automjetit të dytë, nga ana e shërbimeve policore kanë qëlluar me të shtëna paralajmëruese, citohet në kumtesë.
Në vendngjarje është kryer hetim nga ana e SPB Strumicë me pjesëmarrjen e Prokurorit publik.
Personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në polici, ndërsa kutitë e gjetura me cigare janë sekuestruar.
(MIA)