Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von Der Lejen në një deklaratë për MIA-n shfaqi bindje se Maqedonia sot do ta marrë ftesën për në NATO dhe se planifikon që vendin ta vizitojë në vjeshtë.
“Gjermania fuqimisht e mbështet marrjen e ftesës për hyrje në NATO për miqtë tanë të Maqedonisë dhe jam shumë e sigurt se ky do të jetë rezultati i Samitit dhe me padurim pres ta vizitoj shtetin tuaj të shkëlqyer, në shtator mendoj”, tha Von der Lejen.
Në pyetjen lidhur me referendumin, Fon der Lejen u përgjigj se shpreson se ai do të kalojë mirë.
“Uroj që referendumi të kalojë mirë, shumë është e rëndësishme për ne, miqtë tanë të Maqedonisë të hyjnë në NATO”, deklaroi për MIA-n, ministrja gjermane e Mbrojtjes.
(MIA)