• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Përfundoi Samiti në Londër: BE-ja dhe Gjermania mbeten fuqimisht të përkushtuara, Britania ndan fonde për mbështetjen e Maqedonisë

July 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Përfundoi Samiti në Londër: BE-ja dhe Gjermania mbeten fuqimisht të përkushtuara, Britania ndan fonde për mbështetjen e Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Thereza Mej si rrëfim mjaft të suksesshëm midis dy samiteve të  fundit BE – Ballkani Perëndimor e theksoi marrëveshjen historike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, me ç’rast i përgëzoi kryeministrat Zaev dhe Cipras, duke potencuar se progresi është i mundur, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Kryeministrja britanike në Samitin në Londër paralajmëroi ndarjen e mbështetjes financiare për projekte për përforcimin e administratës publike në Maqedoni si edhe për ndihmë për trajnim për aftësi digjitale të një milion fëmijëve të shkollave fillore nga rajoni, me qëllim që ta dallojnë fuqinë e tyre në botën moderne.

Në përmbylljen e samitit, kryeministri Zaev pati takim bilateral me kryetarin e Qeverisë së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në takim dy kryeministrat kanë folur për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe bashkërisht kanë konstatuar më shumë sfera me potenciale të fuqishme.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë në margjinat e Samitit pati edhe takim të shkurtër me kancelaren e Gjermanisë, Angel Merkel, në të cilin e ka njoftuar me përgatitjet për referendumin e ardhshëm për realizimin e dispozitave të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë dhe të Greqisë dhe për partneritetin strategjik.

Agjenda e punës në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Londër përfundoi me pres konferencë të përbashkët të kryeministres britanike Mej, të kancelares Merkel dhe të eurokomisarit për politikë fqinje dhe zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Në konferencën për shtyp u theksua se BE dhe Gjermania, veçanërisht përmes Procesit të Berlinit, mbeten edhe më tej të përkushtuar në mbështetjen e afirmimit të vlerave evropiane në rajon, në projekte për ndërlidhje dhe për bashkëpunim rajonal dhe në projekte për sigurinë e rajonit dhe të Evropës dhe se për projektet e ardhshme është paraparë edhe mbështetje e re financiare prej fondeve të BE-së.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar të kryesuar prej kryeministrit Zoran Zaev në Samitin BE-Ballkani Perëndimor (Procesi i Berlinit), që u mbajt në Londër, ishin edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

(MIA)

Tags: Londërsamit
Next Post
Për ne është shumë e rëndësishme të hyni në NATO

Për ne është shumë e rëndësishme të hyni në NATO

Arrestohet kryetari i komunës së Novo Sellës

Arrestohet kryetari i komunës së Novo Sellës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom