Qytetarët përsëri do të mund të dorëzojnë kërkesa për privatizimin e tokës ndërtimore në pronë shtetërore në Drejtorinë për Çështje pronësore-juridike.
Në ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe dhënies me qira të tokës ndërtimore në pronë shtetërore, që hynë në fuqi dje, qytetarët përsëri kanë të drejtë për privatizim të tokës. Kërkesat për privatizim ligjërisht nuk mund të dorëzoheshin nga skadimi i afatit të mëparshëm më 15 dhjetor 2014, e deri më sot.
Dokumentet që duhet të dorëzohen ndaj kërkesave janë: kopje e letërnjoftimit apo pasaportës, bazë ligjore në bazë të së cilës është fituar e drejta e shfrytëzimit të tokës (ligj, tapi, aktvendim, marrëveshje, vendim, vendimi i autoritetit kompetent) dhe të dhëna për tokën, gjegjësisht fletëpronësi nga kadastra e pasurive të patundshme apo certifikatë pronësie nga kadastra për tokën.
Kërkesat dorëzohen në njësitë rajonale të Drejtorisë për Çështje pronësore-juridike në komunën ku gjendet toka.
Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për privatizimin e tokës ndërtimore në pronë shtetërore është 31 dhjetori i vitit 2021. (MIA)