Maqedonia pret në Samitin e NATO-s, më 11 dhe 12 korrik në Bruksel ta marrë ftesën e shumëpritur për anëtarësim. Vendi prej vitit 1999 është kandidate, përpunoi numër rekord prej 17 Planeve të aksionit për anëtarësim, më së shumti nga të gjitha kandidatet e deritanishme, vazhdimisht zbatoi reforma në sferën e sigurisë, ndërsa përfundimisht e mënjanoi edhe pengesën e fundit në rrugë, kontestin për emrin me Greqinë, pasi që më 17 qershor në Psarades u nënshkrua marrëveshja për tejkalimin e ti mes dy vendeve.
Maqedonia pret këtë javë solemnisht të ftohet për t’iu bashkangjitur aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë, me çka do të hapet rruga për t’u bërë abëtarja e 30-të. Qeveria me optimizëm sheh drejt procesit të afrimit përfundimtar të anëtarësimit tonë në NATO.
Nga ftesa deri te anëtarësimi
Maqedonia e ka përkrahjen e të gjitha 29 vendeve anëtare dhe pret ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës. Maqedonia është para fillimit të ri. Kemi shans historik atë që e lëshuam në vitin 2008 tani ta realizojmë, porositën ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe koordinuesi nacional për NATO, Stevo Pendarovski.
Ftesa për anëtarësim është hapi i parë, ndërsa ratifikimi për anëtarësim nga ana e të gjitha vendeve anëtare është hapi përfundimtar.
“Diku në mes janë edhe vendimet tona – referendum, ndryshime kushtetuese etj. Por, ky hap i parë do të na japë shans të ndjejmë se pas 10 viteve arrijmë ta zgjidhim problemin i cili atëherë na ndaloi. Fakt është se me konkluzionet e Samitit dhe me pjesëmarrjen e kryeministrit në mbledhjen përkushtuar Afganistanit do të tregojmë se Maqedonia tashmë sillet si anëtare, i ndërmerr obligimet si anëtare dhe se është partner në të cilin Aleanca mund të mbështetet”, tha Shekerinska.
Sipas draft vendimit të fundit, Maqedonia ftesën për anëatrësim do ta marrë më 11 korrik, ndërsa procedura që i paraprin drejt anëtarësimit të plotë është standarde, si edhe për vendet e tjera anëtare kur janë inkuadruar.
Ftesën formale për negociatat inkuadruese, shtoi, do ta dërgojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s deri te MPJ ose deri te Qeveria, në çka Qeveria duhet të përgjigjet me letër në qëllimet t’i respektojë obligimet.
Siç sqaroi Pendarovski, do të vijojnë mini negociata për çështje nga natyra juridike deri në ato ushtarake pas së cilës do të vijojë nënshkrimi i protokollit për inkuadrim drejt marrëveshjes së Uashingtonit. Pas kësaj fillon procedura e ratifikimit te vendet anëtare ku secila nga vendet ka procedurë të saj nacionale për ratifikim.
“Prej se të fillojnë ratifikimet, Maqedonia mund të marrë pjesë në mënyrë praktike në forume si anëtare de fakto, por pa të drejtë të votës”, tha Pendarovski.
Prej se në Departamentin e shtetit në SHBA deponohen ratifikimet e të gjitha vendeve anëtare duke e përfshirë edhe nga Senati amerikan mund të presim anëtarësim me të drejtë të plotë.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në takimin që e pati me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në fund të qershorit, deklaroi se pret që liderët e vendeve-anëtare të Aleancës në Samit të sjellin vendim për fillim zyrtar të negociatave për anëtarësim të barabartë të Maqedonisë në NATO.
Stoltenberg pret të arrihet pajtimi që Maqedonia të ftohet për anëtarësim të barabartë dhe të fillojnë negociatat inkuadruese, por pranimi i vendit, tha, do të varet edhe nga epilogu i Marrëveshjes me Greqinë përkatësisht pranimit të saj në referendum.
Stoltenberg tha se nëse Marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, vështirë se Maqedonia do të marrë ftesë për në NATO.
Maqedonia në rrugën drejt NATO-s
Kuvendi në vitin 1993 e miratoi Rezolutën për hyrje të Maqedonisë në NATO, me ç’rast vendi nga shfrytëzuese e sigurisë, për kohë të shkurtë u bë partnere kompatibile e Aleancës.
Më 15 nëntor të vitit 1995 Maqedonia e nënshkroi Dokumentin kornizë për inkuadrim në programin Partneritet për paqe, ndërsa atëherë u pranuam edhe në Këshillin verior-atlantik për bashkëpunim.
Vitin e ardhshëm në vend u hap Zyra për lidhje, ndërsa nga fundi i vitit 1997 u hap edhe Misioni i përhershëm i RM-së në selinë e NATO-s në Bruksel.
Maqedonia në Samitin në Uashington më 1999 u bë kandidate për anëtarësim të barabartë.
Në Samitin e Uashigntonit u plotësua premtimi i dhënë para dy viteve në Madrid, (korrik 1997), kur Aleanca u ofroi Hungarisë, Çekisë dhe Polonisë të fillojnë negociata për pranim dhe premtoi se dera do të mbetet e hapur edhe për vendet e tjera. Duke i përshëndetur tre anëtaret e reja në Samitin e tyre të parë, Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë, liderët e NATO-s në prill të vitit 1999 nënvizuan se dera duhet të mbetet e hapur edhe për vende të tjera. Plani i aksionit për anëtarësim (MAP), që është shprehje praktike për “portë të hapur”, u prezantua në samit.
Maqedonia vend me më së shumti MAP
Maqedonia, pasi që në samitin e NATO-s në Uashington më 1999 mori status të kandidates, filloi me procesin e përgatitjes së Planeve të aksionit për anëtarësim. Maqedonia është kandidate e cila deri më tani në rrugën e vet drejt Aleancës përpunoi më së shumti MAP.
Për momentin po punohet në MAP 18, ndërsa cikli i 17-të përfundoi zyrtarisht me takimin e Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit veriatlantik në shtator të vitit të kaluar në Bruksel.
Atëherë Qeveria i informoi aleatët se ka vendosur të fillojë rritje graduale në shpenzimin në mbrojtje me fillim prej vitit 2018, e më pas edhe në vitin 2019, me 0,2 për qind të BPV-së, në mënyrë që të arrihet deri te dy përqindët e dëshiruar. Vendet-anëtare do të duhej të ndajnë dy për qind të BPV-së për mbrojtje, diçka drejt së cilës synon edhe Maqedonia, por vetëm pesë vende-anëtare e përmbushin këtë kriter.
Për momentin Maqedonia ndan 1,01 për qind të BPV-së për mbrojtje. Vlera më të larta janë shënuar në vitin 2006 2,01 dhe në vitin 2007 2,15, por atëherë përqindja bie dhe vitin e kaluar erdhi në nivel prej 0,9 për qind.
Në dhjetor të vitit të kaluar u prezantua Programi vjetor nacional për anëtarësim në NATO, me çka zyrtarisht filloi edhe cikli i 18-të MAP.
Në rrugën drejt NATO-s në pjesën politike për vendin është aktual statusi i vendit në suaza të procesit MAP, përderisa në pjesën ushtarako-mbrojtëse aktual është statusi i procesit për planifikim dhe analizë në mbrojtje (PARP), i paramenduar t’u ndihmojë vendeve partnere t’i transformojnë sistemet e mbrojtjes. Maqedonia që në vitin 1996 u inkuadrua në procesin PARP dhe prej atëherë e deri më tani janë kompletuar pothuajse 11 PARP cikle, ndërsa këtë vit fillon edhe cikli i 12-të.
Qeveria javën e kaluar e miratoi edhe Kontrollin strategjik mbrojtës (KSM), dokument kyç në sferën e mbrojtjes, siç nuk kishte të tillë vendi prej vitit 2004. KSM ka përfunduar në afatin e parashtruar ambicioz prej një viti dhe ai praktikisht është axhenda e plotë reformuese e mbrojtjes së RM-së.
Qëllimi i parë i KSM është krijimi i një armate moderne dhe fleksibile, e cila do ta garantojë sovranitetin, stabilitetin dhe integritetin e RM-së. Është paraparë transformimi dhe modernizimi i ARM-së, si dhe përmirësimi i aftësive të veta operative. Qëllimet e modernizimit do të përmbushen në kuadër të “Konceptit për forcat e ardhshme të armatosura 2028”.
Është paraparë ndryshim i strukturës së ARM-së, organizata është e dizajnaur me numër të konsoliduar të komandave dhe shtabeve me nivele të definuara shumë qartë të përgjegjësisë – strategjike, operative dhe taktike, me përgjegjësi të deleguara në nivel adekuat në vend të centralizimit të deritanishëm, madhësisë optimale dhe përmbushjes së plotë të njësive.
Sipas KSM paraprak, numri i përbërjes aktive ka paraqitur 8.200 personel aktiv, por ai asnjëherë nuk është përmbushur tërësisht. Për momentin nga këto 8.200 vende të sistematizuara janë plotësuar rreth 6.600 me ushtarë, nënoficerë dhe oficerë. Në pajtim me KSM e ri, është planifikuar plotësimi i tërësishëm i forcave ushtarake me rreth 6.800 pjesëtarë, që do të thotë numri i tanishëm nuk do të pakësohet, por në të ardhmen do të rritet për rreth 200.
Do të riorganizohet edhe MM dhe do të sigurohet udhëheqje dhe menaxhim më i mirë me këto gjendje.
Përmes proceseve PARP është shtuar edhe interoperativiteti i ARM-së, ndërsa në kontekst të asaj RM ka deklaruar edhe kapacitete të veta dhe aftësi për kontribut në operacionet ndërkombëtzare të Aleancës.
Maqedonia prej vitit 2002 filloi të marrë pjesë në misione paqësore ndërkombëtare, në Afganistan në vitin 2002, në Irak në vitin 2003, në misionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2006 dhe misionin e KB-së në Liban. Maqedonia për momentin po merr pjesë me personel prej mbi 40 personave në misionin e NATO-s Mbështetja vendimtare në Afganistan, si dhe me tre persona në misionin ALTEA në BeH dhe një person në UNIFIL në Liban.
Nga aspekti rajonal u jep mbështetje të plotë logjistike forcave të KFOR-it në Kosovë, përmes Qendrës koordinuese për mbështetje të KFOR-it në Shkup.
Prej vitit 2002 mbi 3.800 persona janë rotuar në misionet paqësore në të cilat kanë marrë pjesë forcat e Maqedonisë.
Bukuresht 2008 – Bruksel 2028
Maqedonia deri më tani më afër hyrjes në Aleancë ishte në samitin në Bukuresht në vitin 2008. Atëherë ishte më se e qartë se vendi do ta marrë ftesën për anëatrësim.
Reagimet pozitive dhe optimiste vinin nga të gjitha anët, ndërsa Maqedonia ishte vlerësuar se është tërësisht e përgatitur për ta marrë ftesën. Megjithatë, në moment të fundit Greqia e përdori të drejtën e vetos dhe e kushtëzoi hyrjen e Maqedonisë me zgjidhje të kontestit për emrin dhe prej atëherë dhjetë vite, edhe pse vendi punoi në reforma dhe përmbushje të kritereve për hyrje në Aleancë, nuk pati përparim dhe procesi u kushtëzua me zgjidhje të kontestit për emrin.
Ndërkaq në procesin e pranimit të anëtareve të reja duhet të merret parasysh edhe konteksti politik, përkatësisht kalkulimet e 29 vendeve të tjera anëtare. Kjo është para së gjithash për shkak të parimit konsensual të vendim marrjes në Aleancë.
Çka ka ndërruar prej vitit 2008 deri nëp vitin 2018? Ekspertët konsiderojnë se ka ndërruar klima gjeopolitike në korniza botërore, por gjithsesi edhe ambienti i brendshëm në vend, pas ndërrimit të pushtetit dhe gjithsesi është mënjanuar pengesa e fundit,l që ishte cekur për vendin, kontesti me Greqinë për emrin.
Ana Cvetkovska
Boris Kunoski