Njëzet i njëvjeçari N.S. i cili më 29 qershor fizikisht u sulmua prej tre personave meshkuj në stacionin e autobusëve në bul. “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup, në orën 8 në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARMI iu nënshtrua plagëve.
Drejtuesja e Klinikës për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, doktor Maja Mojsova deklaroi se djali është sjellë në Qendrën urgjente me puls të dobët dhe tension të pamatshëm.
“Pasi filloi reanimacioni në tru, mushkëri dhe zemër është transferuar në KARMI në gjendje shumë të rëndë me shumë lëndime të rënda në tru dhe me pasqyrë shumë të vështirë. Disa herë është rikthyer në jetë, por për fat të keq iu nënshtrua lëndimeve”, shtoi doktor Mojsova. (MIA)