Investitorë të huaj, në pjesën më të madhe të industrisë automobilistike, kanë shfaqur interes për bashkëpunim me kompanitë e vendit të cilëve u duhet përkrahje dhe ndihmë për të zhvilluar potencialet e tyre në krijimin e shërbimeve dhe prodhimeve të reja si dhe proceseve të reja teknologjike që të mund të realizohet ai bashkëpunim.
“Investitorët e huaj janë pyetur se çfarë do ju nevojitej si shërbim nga kompanitë vendore. Pastaj ka pasur konsultime me kompani vendore, në pjesën më të madhe nga industria elektro-metalike dhe metalike, pasi investitorët e huaj që treguan interes për bashkëpunim, i përkasin kryesisht industrisë automobilistike, të cilët treguan se ku mund të ketë potencial bashkëpunimi me investitorë të huaj”, tha në pres konferencën e sotme, Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Nga Oda presin 10 deri 15 kompani t’ju nënshtrohen trajnimeve teorike, ndërsa në pesë prej tyre të realizohen të ashtuquajturat “inhaus” trajnime individuale në dy muajt e ardhshëm.
Sipas analizave të Odës, kompanitë vendore kanë nevojë për mbështetje në atë që ka të bëjë me krijimin e prodhimit të ri, proceseve të reja teknologjike apo ristrukturimin e atyre ekzistues, vënien e standardeve që kërkojnë kompanitë e huaja, por edhe zgjidhje dhe teknika të reja menaxhimi. (MIA)