Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot e organizoi ngjarjen e dytë publike “Partneritet i hapur qeveritar – dialog me organizatat qytetare për Plan Veprues nacional 2018-2020”.
Qëllimi është të prezentohet projekt-plani veprues për Partneritet të hapur qeveritar (2018-2020), i përpunuar në bashkëpunim me organizatat qytetare, të krijohet hapësirë për diskutim midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare për propozim aktivitetet e reja të cilat dolën prej procesit konsultativ, si edhe të finalizohet Plani veprues për periudhën 2018-2020.
Ngjarjen do ta hap ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ndërsa do të flasin edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Narine Sahakjan.
(MIA)