Këshilli për bashkëpunim rajonal, anëtare e të cilit është edhe Maqedonia, sot në Bruksel do t’i prezantojë rezultatet nga zbatimi i Strategjisë për zhvillim të rajonit të Evropës Juglindore 2020 (EJL 2020), ndërsa nesër do të prezantohet hulumtimi i katërt i mendimit publik dhe afaristëve – Barometri ballkanik 2018.
Strategjia dhe Barometri janë pjesë përbërëse e mekanizmave, që kjo organizatë i shfrytëzon për ndjekje të zhvillimit dhe rritjes së rajonit.
Dy veglat së bashku japin pasqyrë të shkëlqyeshme të gjendjes momentale në vendet e rajonit. Rezultatet nga zbatimi i Strategjisë së EJL-së 2020 i tregojnë efektet e reformave gjithpërfshirëse të cilat ekonomitë i zbatojnë individualisht. Barometri ballkanik jep pasqyrë në mendimin e qytetarëve dhe afaristëve për ato reforma dhe rezultatet e tyre.
Në prezantimin e Strategjisë dhe BB është paraparë fjalim i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit, Goran Svillanoviq, si nikoqir, përderisa nesër në prezantimin e Barometrit ballkanik do të flasë edhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së përgjithshme të Komisionit evropian për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Henoveva Ruis Kalavera.
Këshilli për bashkëpunim rajonal sot në Bruksel e organizon takimin e pestë vjetor të Këshillit drejtues të Strategjisë për EJL 2020, ku pritet Këshilli ta miratojë raportin vjetor për zbatim të Strategjisë.
Qëllimi i strategjisë EJL 2020 është t’i përmirësojë kushtet për jetë në rajon dhe ta kthejë konkurrencën dhe zhvillimin në fokusin, duke e ndjekur me vëmendje vizionin e strategjisë së BE-së Evropa 2020.
Ajo e cekë vizionin e përbashkët të ekonomive në EJL të hapin deri një milion vende të reja të punës deri në vitin 2020, duke mundësuar rritje të punësimit prej 39 deri 44 për qind, rritje të këmbimit të përgjithshëm tregtar rajonal për më shumë se dyfish prej 94 në 210 miliardë euro, rritje të BPV-së për kokë banori në rajon nga 36 të tanishëm në 44 për qind dhe rritje të tregut të punës plotësisht me 300.000 punëtorë me kualifikim të lartë.
Barometri ballkanik (BB) është hulumtim vjetor i mendimit publik, që e porositë Këshilli, ndërsa e zbaton agjencia GFK në kaudër të të cilit grumbullohen dhe analizohen informata nga qytetarë dhe afaristë nga rajoni në tema të ndryshme, siç janë punësimi, tregtia, investimet dhe korrupsioni.
Në edicionin e katërt të BB-së, zbatuar gjatë vitit 2017 u përfshinë gjashtë mijë qytetarë dhe 1.200 ndërmarrje.
Këshilli për bashkëpunim rajonal është formuar në vitin 2008, si trashëgues i Paktit për stabilitet për Evropë Juglindore. Këshilli është organ operativ i procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe paraqet pikëq endrore për bashkëpunim rajonal. Gjithashtu, vepron edhe si forum për përvojë permanente të komunitetit ndëprkombëtar të angazhaur në rajon.
Roli kyç i Këshillit është përgatitja dhe koordinimi i projekteve zhvillimore dhe krijimi i klimës politike që do të mundësojë përparim të përgjithshëm ekonomik dhe social në EJL, në dobi të njerëzve nga rajoni. Puna e Këshillit është kahëzuar në pesë sfera prioritare: zhvillim ekonomik dhe social, infrastrukturë dhe energjetikë, drejtësi dhe punë të brendshme, bashkëpunim në sferën e sigurisë, ndërtim i kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimi parlamentar.
Në të bëjnë pjesë 46 vende, organizata dhe institucione ndërkombëtare financiare. Organizata ka Sekretariat me seli në Sarajevë, të kryesuar nga sekretari i prëgjithshëm Svillanoviq, i cili e mori funksionin prej 1 janarit të vitit 2013. Përveç selisë në Sarajevë, Sekretariati ka zyre në Bruksel për lidhje me institucionet evropiane dhe euroatlantike.
(MIA)