Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni juridik-ligjdhënës dhe Komisioni për çështje ekonomike.
Pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për çështje ekonomike është propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lëndët e para minerale, sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë.
Kjo pikë do të jetë në rend të ditës edhe në Komisionin juridik-ligjdhënës, së bashku me Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për deputetët, në lexim të dytë.
(MIA)