Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë caktuar seanca të katër komisioneve parlamentare.
Komisioni ligjvënës në lexim të dytë do t’i shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, për orarin e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor, për ndryshim të Ligjit për siguri të prodhimeve, për ndryshim të Ligjit për kontroll të lëndëve nga metalet e çmuara, për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve.
Në seancën e Komisionit parlamentar për sisteme politike dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është një pikë në rend të ditës – Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për deputetët në lexim të dytë.
Komisioni për çështje ekonomike do t’i shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për siguri të prodhimeve, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontroll të lëndëve nga metalet e çmuara dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve – të gjitha në lexim të dytë.
Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë dy propozim-ligje në lexim të dytë – për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe për për orarin e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor.
(MIA)