Votimi i sërishëm i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kontestin e emrit në Kuvend, i paralajmëruar për të enjten, është hapi i ardhshëm i rëndësishëm për zbatimin e tij. Votimi vijoi pas vendimin paraprak të presidentit Gjorge Ivanov, që të mos e nënshkruajë Dekretin për shpalljen e ligjit.
Pas votimit të parë në Kuvend më 20 qershor kur “për” ratifikimin e Marrëveshjes votuan 69 deputetë, ndërsa 40 ishin “kundër”, dhe mosnënshkrimi, nëse ai sërish votohet, dërgohet deri te presidenti, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë.
Kryetari i Kuvendit Xhaferi paralajmëroi se pas votimit do ta dërgojë ligjin në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë me një nënshkrim, ndërsa në të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, dekretin e të cilit Ivanovi nuk e nënshkroi.
Siç deklaroi dje akademiku Vllado Kambovski, detyrim kushtetues i presidentit të shtetit është që t’i nënshkruajë ligjet dhe marrëveshjet të cilat i miraton dhe i ratifikon Kuvendi, ndërsa jo të shprehë qëndrime dhe interpretime personale.
“Pasi të pranosh të bëhesh president dhe ke dhënë betim se e respekton Kushtetutën, atëherë është normale se duhet të sillesh sipas një përcaktimi të tillë. Nëse është ai sipas Kushtetutës je i detyruar, nuk bëhet fjalë për vullnet të lirë se a do ta nënshkruajë ose jo, se a do të ketë qëndrim të tillë ose të atillë, ajo është punë tjetër, obligim i tij kushtetues, prej këtu edhe ligjor është që ta nënshkruajë ligjin”, tha akademiku Kambovski.
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare përsëritën se marrëveshja është kapitulluese, porositën se me shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare pa firmosjen e presidentit Ivanov, në mënyrën më të turpshme do të shkelen ligji dhe Kushtetuta dhe se për atë vijojnë dënime me burg.
Nëse vjen dhe kur të vjen deri te marrëveshja me Maqedoninë për ratifikim në Kuvendin e Greqisë, Grekët e Pavarur “do të japin betejën e fundit për të dështuar Marrëveshja”. Kjo ka qenë një nga arsyet se pse partia – partneri i koalicionit në qeverinë greke nuk e mbështet iniciativën e Demokracisë së Re për votimin e mosbesimit të Qeverisë.
Njëherit me incidentin përfundoi protesta e mbrëmshme para Parlamentit grek në Athinë. Në periudhën e fundit protesta u mbajtën edhe para Parlamentit të Maqedonisë ku anëtarët e shoqatave të qytetarëve u kundërshtuan në marrëveshjen e nënshkruar nga Prespa në datën 17 të muajit të kaluar dhe i dhanë përkrahje presidentit Ivanov të mos e nënshkruajë Dekretin.
Në të njëjtën kohë me paralajmërimin për mbajtje të seancës kuvendore të enjten për votimin e marrëveshjes kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e pyetjes së deputetëve porositi se “përfundimisht jemi shtet i pranuar nga e tërë bota, në të cilën është pranuar edhe gjuha dhe identiteti maqedonas”.
“Maqedonia pas 27 viteve do të ketë mundësi të qartë që të vendosë se për çfarë ardhmërie angazhohet dhe çfarë ardhmërie dëshiron për fëmijët e saj. Maqedonia do të ekzistojë, askund nuk do të humbet nëse qytetarët qëndrojnë dhe e mbështesin çështjen në referendum. Përfundimisht jemi shtet i pranuar nga e gjithë bota. Përfundimisht na është pranuar gjuha dhe identiteti maqedonas dhe më nuk ka dilema”, potencoi Zaev, duke vlerësuar se opozita po përhap antagonizëm dhe pyeti se pse 11 vite nuk kanë arritur që Maqedoninë ta fusin në NATO dhe BE.
“Qytetarë – maqedonas të Republikës Veriore të Maqedonisë”, ashtu siç tha Zaev, do të shënohet shtetësia në dokumentet personale sipas Marrëveshjes me Greqinë, nëse ndryshohet Kushtetuta dhe nëse atë e lejojnë qytetarët në referendum.
(MIA)