• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Jakimovski: Të akuzuarit të gjykohen për atë që e kanë bërë, ndërsa jo për atë që mendojnë

July 2, 2018
in BALLINA, LAJME
Sela: Kërcënonin se do të më vrasin
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori Darko Jakimovski në fjalët përfundimtare për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, tha se të akuzuarit mund të gjykohen për atë që e kanë bërë, por nuk guxohet të gjykohen për atë që e mendojnë. 

“Fakti i vetëm që Sela është gjallë është se sulmuesit kanë menduar se është i vdekur dhe kjo e kishte shpëtuar…Të akuzuarit ishin të vetëdijshëm se në çfarë rreziku ishin deputetët në Kuvend në momentin kur turma kishte hyrë në shtëpinë ligjvënëse”, tha Jakimovski.

Ai shtoi se në kamerat shihet se Aleksandër Janevski -Toshta me dorë e tërheq Ziadin Selën nga skaji i pres-sallës dhe ia jep turmës e cila, sipas dëshmitarëve, dëshironte ta linçojë.

“Në rrahjen kanë marrë pjesë të gjithë të akuzuarit përveç Aleksandër Janevskit dhe Andrej Georgievskit”, tha Jakimovski duke i sqaruar para Gjykatës veprimet individuale për të gjithë të akuzuarit gjatë sulmit ndaj Selës.

Sipas dëshmisë së Institutit për mjekësi ligjore, dy nga lëndimet janë kërcënim serioz për shëndetin e Selës dhe ka lëndime në tru.

Avokati Donço Nakov kërkoi nga Gjykata shfajësim për të akuzuarit Kire Georgievski dhe Nikollçe Dimitrievski.

Sipas Nakov, i akuzuari Kire Georgievski duhet të japë llogari për sulm ndaj Selës, por jo edhe për vrasje, sepse pas sulmit Sela ishte ngritur dhe kishte tentuar të lëvizë.

“Nëse dëshironte do të mund ta vriste përderisa e dërgonte edhe me disa persona te mjeku”, tha Nakov.

Për të akuzuarin  Nikollçe Dimitrievski, Nakov tha se në aktakuzë ka vetëm një fjali dhe se nuk ka kurrfarë veprimi për vrasjen e Selës. Shtoi se sipas analizave të video xhirimeve Dimitrievski është shumë larg nga i dëmtuari.

Në seancën e fundit Stojan Pavllevskit i ishte shqiptuar dënim me burg prej tre viteve, ndërsa Cejo Georgiveskit një vit dhe dy muaj. Në dënimin të akuzuarve iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Pavllevski dhe Georgievski duhet t’i shlyejnë të gjitha shpenzimet.

Fillimisht në këtë rast ishin të akuzuar dhjetë persona, por Prokuroria para se të fillohet me fjalët përfundimtare e tërhoqi aktakuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin prokurori theksoi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se e ka kryer veprën.

Për tentimin për vrasjen e Selës,  sipas aktakuzës, të akuzuar janë Kire Geogievskin, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandër Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

(MIA)

Tags: 27 prillZiјadin Sela
Next Post
Kobler: Perspektiva evropiane e rajonit dhe Maqedonisë prioritet kryesor i kryesimit austriak

Kobler: Perspektiva evropiane e rajonit dhe Maqedonisë prioritet kryesor i kryesimit austriak

Ministri Dimitrov nesër për vizitë pune në Strasburg

Ministri Dimitrov nesër për vizitë pune në Strasburg

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom