Një tren i cili qarkullonte në linjën Shkup-Manastir sot në mëngjes është përplasur me një automobil në Veles. Nuk ka të lënduar, ndërsa qarkullimi hekurudhor në linjën Shkup-Manastir është ndërprerë.
Aksidenti ndodhi sot në mëngjes në orën 7 e 50 minuta. Treni i cili qarkullonte në linjën Shkup-Manastir në kalimin e pasiguruar tek fabrika “Porcelanka” në Veles është përplasur në pjesën e pasme të automjetit. Në këtë aksident nuk ka të lënduar.
Siç informojnë nga Stacioni Hekurudhor në Veles, Komisioni i NP “Hekurudhat e Maqedonisë” është në terren dhe po bën ekspertizën e aksidentit dhe pritet që së shpejti të lëshohet në përdorim qarkullimi hekurudhor.
(MIA)