Me përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve përfunduan protestat e djeshme në Selanik dhe Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës. Në kryeqytetin grek ishin arrestuar tre persona, ndërsa një ishte lënduar. Për sot përsëri, në Selanik është caktuar tubim i ri.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, gjatë protestave para Parlamentit grek ndodhën incidente, pasi një pjesë e madhe e personave të maskuar e sulmuan policinë me materiale piroteknike dhe lëndë të ndryshme si pemë, gurë, shishe të plastikës dhe ngjashëm. Njësitet speciale u përgjigjën me përdorimin e gazit lotsjellës dhe shok bombave.
Punën e ekipeve të gazetarëve në mënyrë shtesë e rënduan personat e maskuar, të cilët verbalisht i sulmuan gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, kërkuan të largohen nga vendin ku ndodhën incidentet dhe nuk lejuan të xhirohet ose të fotografohet, ndërsa një fotografi tentuan t’ia prishin aparatin fotografik.
Sipas të gjitha gjasave nuk bëhet fjalë për grupin anarkik siç është rasti në protestat në lidhje me ekonominë, por personat e maskuar jozyrtarisht janë djathtistë radikalë.
Incidentet nuk zgjatën shumë, situata u qetësua, qytetarët vazhduan të protestojnë, por pjesa rreth Parlamentit ishte nën siguri të madhe policore.
Pak para mesnate, policia arriti ta zbrazë rrugën para Parlamentit grek, pasi që një kohë të gjatë një grup prej rreth 50-të personave refuzonte që të largohet. Thonin se janë nacionalistë dhe patriotë dhe se nuk kanë për qëllim të shkaktojnë incidente. Pasi që nuk u përgjigjën pozitivisht në kërkesat e policisë që të tërhiqen, njësitet speciale përdorën gaz lotsjellës në formë të sprejit, tentuan që një nga një me dhunë të largohen, por pa sukses. Grupi, i cili nuk ishte i lidhur me ato të cilët më parë shkaktonin incidente, brohoritnin se Maqedonia është greke dhe këndonin këngë patriotike greke, por edhe himnin grek. Pas insistimit të policisë, grupi vendosi të tërhiqet, me çka përfundoi protesta e mbrëmshme në Athinë.
Edhe krahas asaj se ishte paralajmëruar si masive, në tubimin para Parlamentit grek kishte më pak se një mijë persona, ndërsa në mesin e tyre kishte nga të gjitha moshat, por edhe një numër i madh i personave kishtarë.
“Shkupjan, shkupjan, asnjëherë nuk do ta marrësh emrin”, “Maqedonia është greke”, “Tradhtarë”, ishin një pjesë e brohoritjeve të protestave, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në mesin e protestuesve në Sintagma, të pranishëm ishin edhe përfaqësues ose simpatizantë ose mbështetës nga Agimi i Artë të cilët shpërndanin fletushka me porosi se Maqedonia është greke, politikanët janë tradhtarë, ndërsa shpresa e vetme për vendin është Agimi i Artë.
Paralelisht me protestën në Athinë, tubim kishte edhe në Selanik, ndërsa edhe aty pati incidente midis protestuesve dhe policisë. Përleshjet ishin me përmasa më të vogla në krahasim të atyre para Parlamentit grek.
Për sot, në orën 20 sipas kohës lokale, në Selanik është caktuar protestë e re kundër Marrëveshjes së Prespës, e organizuar përmes rrjeteve sociale.
(MIA)