Kërkesë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesë për shfuqizimin e letrave që janë dërguar nga Greqia për në NATO dhe në BE, dërguan në Gjykatën Kushtetuese të Greqisë, Federata greke e Shoqata Kulturore të Maqedonasve dhe Asociacioni Pan-maqedonas i Maqedonasve nga Disapora.
Nga këto organizata, konsiderojnë se Marrëveshja e shkel Kushtetutën dhe “çon deri në shkatërrimin e Greqisë me procedurë të përshpejtuar” dhe kërkojnë që të tërhiqen letrat që janë dërguar në NATO dhe në BE për heqjen e vetos greke për Maqedoninë.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në këtë kërkesë për Gjykatën Kushtetuese prej 32 faqesh, hollësisht sqarohen qëndrimet e tyre me të cilat e argumentojnë kërkesën.
(MIA)