• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur, ndërsa ju jeni në prag

June 29, 2018
in BALLINA, LAJME
Stoltenberg: Anëtarësim në NATO nëse referendumi ka votim pozitiv
Share on FacebookShare on Twitter

Pres që liderët e vendeve-anëtare në Samitin më 11 dhe 12 korrik t’ju ftojnë që të filloni bisedime për inkuadrim, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Bruksel.

Stoltenberg e përshëndeti marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, duke e vlerësuar si arritje të madhe dhe shembull për të tjerët në rajon.

“Problemi për emrin ishte hije mbi rajonin një kohë të gjatë, por tani marrëveshja është shembull për të gjithë për bashkëpunim. Dera e NATO-s është e hapur, ndërsa ju jeni në prag. Duam ta shohim Maqedoninë në një rajon stabil dhe prosperues”, porositi Stoltenberg.

Theksoi se, megjithatë, pa finalizim të marrëveshjes Maqedonia nuk do të mund të inkuadrohet në NATO. Pret që qytetarët e Maqedonisë ta njohin shansin dhe ta shfrytëzojnë.

“Pasi të përfundohen të gjithë obligimet për emrin do të bëheni anëtare e NATO-s. Pa realizim të marrëveshjes nuk do të mund të bëheni pjesë e NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

I pyetur për pritjet nga Samiti vijues, njeriu i parë i NATO-s tha se beson që vendi do të ftohet të fillojë negociata për inkuadrim.

“Pasi t’i përfundojmë negociatat për inkuadrim dhe të përfundohet marrëveshja për emrin, atëherë vendi do të bëhet anëtare e plotfuqishme”, tha Stoltenberg.

Kryeministri Zaev tha se Maqedonia pret që të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa flamuri i saj të valëvitet para selisë të Aleancës.

Theksoi se Maqedonia e pret ftesën nga viti 2008 kur u konkludua se i përmbush të gjithë kushtet dhe standardet për hyrje në NATO.

(MIA)

Tags: DEKLARATËstoltenberg
Next Post
Këshilli i Evropës me mbështetje për fillimin e negociatave me Maqedoninë

Këshilli i Evropës me mbështetje për fillimin e negociatave me Maqedoninë

Ngjarje kulturore-artistike “Evropë e re në Ballkan”

Ngjarje kulturore-artistike "Evropë e re në Ballkan"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom