• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

SHBA e përshëndet vendimin e BE-s për fillimin e negociatave me Maqedoninë

June 29, 2018
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
SHBA e përshëndet vendimin e BE-s për fillimin e negociatave me Maqedoninë
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti shtetëror amerikan e përshëndeti vendimin e Këshillit të BE-së për të propozuar plan për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019 dhe edhe njëherë e konfirmon rëndësinë e Marrëveshjes së arritur me Greqinë. 

Në kumtesën e MIA-s nga Departamenti shtetëror theksohet se plani i BE-së varet nga procesi i mëtejshëm në sfera të caktuara.

“Vendimi i Këshillit i thekson përpjekjet e fuqishme të cilat dy vendet i kanë ndërmarrë në zbatimin e reformave për harmonizimin e ligjeve të tyre me standardet e BE-së”, thekson Departamenti shtetëror.

Më tej është sugjeruar se si mik dhe si partner i Maqedonisë, SHBA-ja i ndihmon Qeverisë së Maqedonisë për sukses në integrimin euroatlantik të vendit.

“Kjo përfshinë sundimin e ligjit, përmirësimin e qeverisjes së përgjegjshme, si dhe reforma në gjyqësi, shërbimet e inteligjencës dhe administratës publike. Këto janë çështje të rëndësishme të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë të pavarur nga procesi i pranimit në BE”, theksojnë nga Departamenti amerikan i shtetit.

SHBA-ja, gjithashtu, e përshëndet “marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit”. Theksohet se kjo marrëveshje e forcon sigurinë rajonale, prosperitetin dhe ardhmërinë e përbashkët evropiane të dy vendeve.

“Kryeministrat Zaev dhe Cipras demonstruan vizion, guxim dhe këmbëngulje në përpjekjet për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, deklaruan për MIA-n nga Departamenti amerikan i shtetit.

(MIA)

Next Post
Cipras: Forcat progresive nga të dy vendet i tejkaluan dallimet dhe krijojnë ardhmëri shpresuese

Cipras: Forcat progresive nga të dy vendet i tejkaluan dallimet dhe krijojnë ardhmëri shpresuese

Stoltenberg: Anëtarësim në NATO nëse referendumi ka votim pozitiv

Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur, ndërsa ju jeni në prag

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom