Si rezultat i fushatës së suksesshme dhe mbështetjes për pjesëmarrje aktive të qytetarëve, Civili është i ftuar në Mbledhjen tre ditore të bashkësisë për Kartën Qytetare të organizatave joqeveritare dhe aktivistë nga e tërë bota, që do të mbahet në Arusha, Tanzani prej 26 qershor deri më 29 qershor.
CIVIL është një prej 50 organizatat e para nënshkruese të Kartës Qytetare në botë, në konferencën Perspektiva globale në Berlin të vitit 2016. Organizata është pionier botëror në përpjekjet për promovimin e Kartës Qytetare. Organizata e promovonte Kartën Qytetare para liderëve politik dhe përfaqësuesve qeveritarë.
Kryetari i parë i komunës që e nënshkroi Kartën Qytetare është Maksim Dimitrievski nga Kumanova, më tej Kryeministri Zoran Zaev, ndërsa nëpërmjet këshilltarit të tij special Marjan Zabërçanec, shprehu edhe mbështetje për Kartën Qytetare.
Mijëra qytetarë në dhjetëra qytete nëpër shtetin u njoftuan me Kartën Qytetare në komunikim të afërt me aktivistët e Civilit.
CIVILi është ftuar në këtë ngjarje në Arusha që ta ndaj përvojën e vetë me pjesë nga bashkësia globale, të mbledhur me iniciative dhe mbështetje të Qendrës ndërkombëtare për shoqëri qytetare (ICSC). Takimi mbahet në Arusha, Tanzani prej 26 deri më 29 qershor.
Takimi është në organizim i Qendrës ndërkombëtare për shoqëri qytetare dhe sipas agjendës ka për qëllim të siguroj hapësirë për organizatat joqeveritare ta shpërndajnë përvojën e vetë dhe njohuri, veçanëerisht pasi që njëherë veç më kanë qenë të kufizuar të veprojnë për shkak kufizimeve juridike, politike, shoqërore dhe të tjera të imponuara nga ana e autoriteteve qeveritare.
Dita e parë nga takimi përfshiu 3 prezantime të shtetit, njëri për përvojën e shoqërisë qytetare në Maqedoni në promovimin e Kartës Qytetare, por, një ashtu edhe vështrim për kontributin e lëvizjeve shoqërore dhe politike në përmbysjen e qeverisë me të cilën udhëheqte Nikolla Gruevski.
Diskutimet e mëtutjeshme përfshinë Kampanja në fazë fillimtare ose të kufizuar në përparim të 6 shteteve dhe pjesëmarrës të cilët shpërndanë perspektiva të ndryshme, ide dhe propozime për atë se si të përmirësohet përfshirja e tyre dhe më në fund, të bëhen kampanja të cilët sjellin ndryshime në shoqëritë.
Ata diskutime dhe grupe punuese erdhën deri në njohuri për aspektet e shumta të përbashkëta në kufizimet, trajtimet dhe aktivizmin nëpër botë. Nga Hong Kongu, Singapuri, e deri në Argjentinë, Ugandë, Zimbabve, Keni, Kamerun, Tanzani, Rusi, Ukrainë, Maqedoni, Turqi, Gjermani e tjerë, erdhëm deri në përfundim se: Edhe pse ekzistojnë faza të ndryshme të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të shoqërive nga të cilët vijmë, ekzistojnë ngjashmëri në strategjitë për frikësim që qeveritë i përdorim për ta heshtur shoqërinë qytetare.
Nga këtu, lufta për lëvizje të lirë, shprehje, informatikë, mbledhje janë kauza të përbashkëta dhe si të tilla mund të përmirësohen në bashkëpunimin e përbashkët dhe solidaritet me ata të cilët ndonjëherë kanë pas nevojë, me çka do të plotësohet qëllimi kryesor i Kartës.
Jasmina Gollubovska