Opozita në vazhdimësi e bllokon sjelljen e ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, ndërsa me atë edhe e frenon fillimin thelbësor të reformave në sferën mediale në Maqedoni, deklaroi ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në hapjen e konferencës: “E ardhmja e mediumeve dhe gazetarisë në erën dixhitale” në organizim të Qendrës për zhvillim të mediumeve”.
“Kjo është mjaft e dukshme në Komisionin kuvendor për transport, lidhje dhe mjedis jetësor ku kryesuesi është nga VMRO-DPMNE-ja. Ligji tekstualisht është frenuar. VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në asnjë nga debatet e veta. Pasi që ai kaloi në Qeveri dhe u dërgua në Kuvend, ata parashtruan diku rreth 70 amandamente, më pas kur Komisioni mban mbledhje dhe në rend dite është ligji, debatohet pafundësisht rreth një amandamenti. len përshtypje se dëshirojnë ta bllokojnë ligjin dhe ta mbajnë këtë gjendje të staus-kuo-së apo të bëjnë pazare për cilët anëtarë të emërohen”, deklaroi Popovski.
Theksoi se “pazari” nuk vjen parasysh dhe se kjo është mundësia e fundit dhe e vetme që përfundimisht profesionistë të zgjedhen në këshillat, organet dhe trupat.
“VMRO-DPMNE në vazhdimësi tregon papërgjegjësi ndaj gjendjeve në shoqëri dhe për ato arsye e thirrën komunitetin medial që të mobilizohet dhe të ndihmojë me presion në sjelljen e ligjit”, theksoi Popovski. (MIA)