• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në Kuvend Seminari 98. ROS – ROT

June 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Kuvend, seancë për pyetje të deputetëve
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sot deri të premten në Kuvendin e Maqedonisë do të mbahet Seminari i 98. ROS-ROT.

Seminari organizohet nga Asamblea parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në temë: “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor: përforcim i projektit paqësor evropian”.

Fjalë përshëndetëse do të kenë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetari i Asamblesë parlamentare të NATO-s Paolo Ali, ambasadorja zvicerane në Maqedoni Sibil Suter Tejada, ndërsa paralajmërime kyçe do të japë deputeti i mëparshëm special i Ballkanit dhe zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për operacione, Xhejms Perdju.

Në tri ditët e seminarit do të mbahen tetë sesione. Sesioni i parë i kushtohet Përforcimit të ligjit, reformave në administratë dhe gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit. Në këtë sesion është paralajmëruar fjalë rasti të mbajë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ndërsa në panel debatin do të marrin pjesë euroambasadori i mëparshëm në Maqedoni dhe  bashkëpunëtor i lartë shkencor në Qendrën për studime evropiane Ervan Fuere dhe Maria Risteska nga Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave.

Sesioni i dytë u kushtohet Marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor: Masa për ndërtimin e besimit, ndërsa është paralajmëruar të mbajë fjalim edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ndërsa më pas do të organizohet tryezë e veçantë ku disa ambasadorë do të flasin për perspektivat nga fqinjët.

Në sesionin e tretë për krizën me emigrantët dhe rutën ballkanike do të mbajë fjalim ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, përfaqësuesi i UNHCR-së, Tihomir Nikolovski dhe Aleksandar Todosiev nga MARRI.

Sesionet e nesërme u janë kushtuar vendeve aspirante të NATO-s nga Ballkani Perëndimor: Rruga përpara, Reformat në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë dhe nga Shkupi deri në Bruksel: hapat e ardhshme në procesin euro-integrues. Është paraparë fjalë rasti të kenë, mes tjerash, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani.

Të premten do të mbahen sesioni i shtatë dhe i tetë i Seminarit ROS-ROT ndërsa i kushtohen Gjendjes së mediave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimit të dezinformatave dhe informacioneve të të gabueshme në krijimin e opinionit publik dhe Marrëdhënieve ndëretnike të Ballkanit Perëndimor.

(MIA)

Next Post
Njëqind e njëzet shoferë në Shkup janë sanksionuar për ngasje të shpejtë

Dy persona lëndohen rëndë në aksidentet në Shkup, 100 automjete nuk janë parkuar sipas rregullave

Në shkollat e mesme nesër paraqitja e dytë për vitin shkollor 2018/2019

Në shkollat e mesme nesër paraqitja e dytë për vitin shkollor 2018/2019

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom