Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev sot do të jetë për vizitë në Poloni.
Në Varshavë, kryeministri Zaev do të ketë takim dhe konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateus Moravjecski, informoi pres shërbimi i Qeverisë së RM-së.
Kryeministri Zaev dje qëndroi në Vjenë, ku realizoi takim me kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc.
(MIA)